“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro” - Tentuan të mashtronin Armand Dukën, dy të arrestuarit japin dëshmi kontradiktore 

29 September 2026, 11:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro” - Tentuan
Taulant Balla/ Te arresuarit per mashtrim: Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç/ Armando Duka

Të tjera detaje janë zbardhur nga dëshmitë e Orest Ballës dhe Edison Korrës, të arrestuar për tentativën për mashtrimin e kreut të FSHF-së, Armand Duka, duke përdorur emrin e deputetit socialist Taulant Balla. 

Orest Balla ka deklaruar se gjithçka nisi pasi një person i kishte shkruar në Instagram, duke i premtuar se mund të fitonte 2 mijë euro nëse merrte një numër telefoni dhe komunikonte me një person tjetër.

Sipas dëshmisë së tij, një person i kishte shkuar me makinë dhe i kishte dhënë një numër telefoni. Me këtë numër, Balla kishte komunikuar më pas me djalin e Armand Dukës. Ai ka deklaruar gjithashtu se Edison Korrën nuk e njihte më parë. 

Nga ana tjetër, Edison Korra ka dhënë një tjetër version për mënyrën se si është përfshirë në ngjarje. Ai ka pretenduar se Balla e kishte kontaktuar në një lokal dhe i kishte kërkuar të merrte një porosi.

Këto dëshmi paraqiten kontradiktore mes tyre, duke ngritur dyshime mbi versionet e dhëna nga dy të arrestuarit dhe mbi rolin që secili prej tyre ka pasur në skemën e dyshuar të mashtrimit. 

 

 


Video