Qeveria e nxorri nga dera, SICPA hyn nga dritarja! Koncesioni i pullave fiskale ‘riciklohet’ tek të njëjtat duar

1 Prill 2025, 16:06Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në maj të vitit të kaluar, Qeveria njoftoi vendimin e moszgjatjes së koncesionit fitimprurës të pullave fiskale me kompaninë zvicerane SICPA. Në të njëjtin njoftim u tha se shërbimi do të shtetëzohej dhe se kostoja për bizneset dhe qytetarët do të lehtësohej.

Gati një vit më vonë, njoftimi rezulton gjysmë i vërtetë dhe kompaninë private që disa muaj më parë e nxorri nga dera, Qeveria e ka rikthyer nga dritarja.

Qeveria e nxorri nga dera, SICPA hyn nga dritarja! Koncesioni i pullave fiskale

Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi i krijimit të kompanisë Albtrace CO, ku shteti shqiptar ka 51 për qind të aksioneve, ndërsa 49 për qind të tjera janë në pronësi të kompanisë O&S Security and Solutions, regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kompania e regjistruar në Abu Dhabi është produkt i një marrëveshjeje të nënshkruar në tetor të vitit 2023 mes kompanisë arabe, Oumolat dhe SICPA. Sipas marrëveshjes, ‘O&S Security Solutions’ do të prodhojë pulla fiskale për Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe për vende të tjera.

Qeveria e nxorri nga dera, SICPA hyn nga dritarja! Koncesioni i pullave fiskale

Oumalat vetë është themeluar në vitin 2016 nga Banka Qendrore e Emirateve me aktivitet printimin e kartmonedhave, pullave fiskale dhe letrave të tjera me vlerë. Por disa të dhëna publike sugjerojnë se kjo kompani mund të jetë përdorur si fasadë për ta lënë koncesionin fitimprurës të pullave fiskale në të njëjtat duar, pra te kompania SICPA. Emri që përforcon këto dyshime është ai Uasim al Mraqtan.

Ai rezulton anëtar i Këshillit të Administrimit në kompaninë Albtrace CO zyrtarisht si përfaqësues i kompanisë arabe që ka 49 për qind të aksioneve.

Qeveria e nxorri nga dera, SICPA hyn nga dritarja! Koncesioni i pullave fiskale

I njëjti emër rezulton me lidhje të forta me kompaninë SICPA. Në të njëjtin njoftim të tetorit 2023, Uasim al Mraqtan prezantohet si zv.President i SICPA-s për Lindjen e Mesme.

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Qeveria e nxorri nga dera, SICPA hyn nga dritarja! Koncesioni i pullave fiskale

Video