'E gjithë nafta shkon te Çet Kastrati', kjo do jetë thënia e cila i shkon institucioneve publike në Shqipëri. Pothuajse shumica e tyre tek tenderat e naftës shpallin fitues kompaninë e oligarkut të naftës, Shefqet Kastrati.
Rasti më i afërt është ai i Bashkisë së Durrësit ku kryebashkiakja Emiriana Sako ka firmosur dy kontrata ditën e djeshme në favor të Shefqet Kastratit, të cilat kapin vlerën 2 miliardë lekë.
Njëri nga prokurimet ka si objekt blerjen e naftës. Për të siguruara naftë për makinat e Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale në Durrës, Sako do të shpenzojë 197 milionë lekë për të vlerë 1 mijë tonë naftë.
Procedura e ndjekur për tenderin me objekt ‘Loti I Diesel’ ka marrë kartonin e kuq nga Open procurement Albania pasi konstatohen shkelje të procedurave.

Shkelja në këtëtë tender nuk ka patur garë dhe fondi limit është aq sa ka paraqitur ofertën firma “Kastrati” shpk. Siç e dëshojnë edhe dokumentat firma “Kastrati” shpk ka qenë e vetmja në “garë” me ofertën 197 906 500,00, lekë, kjo tregon se fituesi është i përcaktuar.
Por nuk mbaron me kaq me datën 3 shkurt 2023 edhe një tjetër kontratë me Kastratin, përmes të cilës do të blejë 13 mijë litra benzene pa garë.

Ai ka qenë i vetmi ofertues dhe ka përcaktuar vlerën që do të ketë tenderi. Ndërsa në dokumente shihet se paraqitja e fundit e ofertave ka qenë me datë 1 shkurt 2023, ku është mbajtur dhe vlerësimi nga komisioni.
Kujtojmë se oligarku i naftës Shefqet Kastrati ka krijuar monopol në tregun e karburanteve në vend dhe është aktori kryesor që përfiton nga vendimet e Bordit të Transparencës.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.