Shërbimi i Dializës u dha me koncesion në fillim të vitit 2016, për 10 vjet, fituesi ishte DiaVita me vlerë 8.6 miliardë lekë. Sipas kontratës me qeverinë DiaVita do të ofronte shërbimin e dializës në 5 qendra pranë spitaleve, përkatësisht në Lezhë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe në Elbasan.
Aksioneri aktual i koncesionit është ‘DIAVERUM INTERNATIONAL AB‘, kjo kompani ka blerë 100% të aksioneve sipas një marrëveshje nga ortakët “American Hospital” sh.a dhe Evita shpk të cilët janë larguar nga ortakëria duke shitur kuotat e tyre, përkatësisht 15% dhe 85% të kapitalit, në favor të shoqërisë ‘DIAVERUM INTERNATIONAL AB’.
Buxheti ka për t’i paguar kompanisë edhe 5.4 miliardë lekë deri në 2025-n, kur parashikohet të përfundojë afati i koncesionit. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga ministria Ogerta Manasterliu ende nuk e ka bërë të qartë se çfarë mbulon kontrata dhe a është dhënë i gjjthë ky shërbim.
Por duket i dyshimtë fakti se ky shërbim është me koncesion dhe administrohet nga firma private dhe nga ana tjetër QSUT vijon të bëjë tendera për këtë shërbim.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka hapur tenderin e hapur mbi kufirin e lartë monetar me objekt “blerje materiale mjekësore për shërbimin e hemodializës në QSUT” për 36-muaj. Bëhet fjalë për setin e seancave të trajtimit të hemodializës.
"Vlera e pritshme e kontratatve që mund të lidhen gjatë marrëveshjes kuadër është 223.650.522 lekë", thuhet në dokumente.
Pyetja që meriton përgjigje nga ana e QSUT, është pse shërbimi që jepet me konçesion dhe nga ana tjetër blihen sete për të njëjtin shërbim nga QSUT me tender.
Çfarë është koncesioni i shërbimeve:
Koncesioni i shërbimeve i referohet "një kontrate me shpërblim në para të lidhur me shkrim me të cilën një ose më shumë autoritete kontraktore apo subjekte kontraktore i besojë sigurimin dhe menaxhimin e shërbimeve të tjera dhe jo kryerjen
e punëve një ose më shumë operatorëve ekonomik?.
Shpërblimi i së cilës përbëhet ose vetëm nga e drejta për të shfrytëzuar shërbimet që janë objekt i kontratës ose nga kjo e drejtë bashkë me pagesën.
Dhënia e një koncesioni duhet të përfshijë transferimin tek koncesionari të një risku operativ gjatë shfrytëzimit të këtyre punëve ose shërbimeve që përfshijn? riskun e kërkesës ose të ofertës, ose të dyja.
Koncesionari duhet të marrë përsipër riskun operativ në kushte normale të operimit. Supozimi i riskut operativ do të thotë se koncesionari nuk është i garantuar për rikuperimin e investimet e bëra apo shpenzimeve të bëra për operimin e punëve ose të shërbimeve që janë objekt i koncesionit.
Si u shit konçesioni i hemodializës një kompanie fantazëm
Më datë 25 Qershor 2019, është nënshkruar “Marrëveshja për shitblerjen e aksioneve”, midis palës blerëse Diaverum International AB dhe shitësve American Hospital SHA e cila zotëron 15% të kapitalit dhe Evita SHPK e cila zotëron 85% të kapitalit të shoqërisë DiaVita SHPK.
Në atë njoftim thuhej se “Diaverum International AB, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e krijuar sipas legjislacionit të Suedisë, me aktivitet pronësinë dhe administrimin e aksioneve dhe letrave me vlerë dhe aktivitete të tjera të ngjashme me to. Diaverum International AB është pjesë e grupit Diaverum S.a.r.l, e cila ofron shërbime në kujdesin e veshkave dhe shërbimeve të lidhura me to, duke mos prodhuar apo tregtuar vetë pajisjet e dializës ose mjetet një përdorimesh mjekësore. Diaverum nuk e ushtron aktivitetin e saj në Shqipëri”.
Por, pas një hetimi më të hollësishëm, Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se blerësi direkt i koncesionit është një shoqëri me zero aktivitet. “Sipas dokumentacionit të depozituar, nuk rezultojnë të ardhura të realizuara gjatë viteve 2013-2017 nga shoqëria Diaverium International AB”, thuhet në një vendim të fundit të konkurrencës të publikuar ditën e sotme, në të cilin e kërkohet Ministrisë së Shëndetësisë që të miratojë paraprakisht me shkrim kontratën e transferimit të koncesionit të shoqërisë DiaVita shpk.
Konkurrenca thotë në vendimin e saj të fundit se i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dokumentacionin mbi procedurat e ndjekura nga autoriteti kontraktor në lidhje me transaskionin e njoftuar si dhe raportin e monitorimit të koncesionit, me qëllim vlerësimin e aktivitetit të deritanishëm të kompanisë koncesionare si dhe planin e biznesit të shoqërisë blerëse , me qëllim vlerësimin e aftësisë konkurruese të shoqërisë që pritet të hyjë në tregun e shërbimit të hemodializës.
Sipas revistës Monitor, në vendim thuhet se në përgjigje të kësaj kërkese, Ministria e Shëndetësisë është shprehur dakord për vazhdimin e procedurave të ndryshimit të strukturës së ortakërisë së shoqërisë koncesionare DiaVita, por nuk depozitoi asnjë dokument, sipas kërkesës së Autoritetit të Konkurrencës.
Si rrjedhojë, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur që t’i kërkojë MInistrisë së shëndetësisë, në zbatim të nenit 32, pika 1 e Ligjit “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” të shprehet me shkrim për miratimin paraprak të transferimit të kontratës së koncesionit “Për shërbimin e hemodializës pranë spitaleve rajonale në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan”, të shoqërisë Diavita shpk.
Biznesmeni Klodian Allajbeu, përfituesi kryesor
KLSH konstaton se “… numri total i pacientëve që janë trajtuar me dializë në institucionet shëndetësore publike dhe jopublike deri në muajin dhjetor 2021 është 1334 pacientë. Mbi 90 % e tyre e kanë marrë shërbimin në privat, 812 pacientë në Spitalin Amerikan dhe Hygeia; 410 janë trajtuar në 5 qendrat e dializës të “Dia Vita” shpk dhe vetëm 112 pacientë e kanë kryer dializën në spitalet publike”.
Spitalet private që kanë përfituar më shumë fonde publike në zbatim të kontratës koncesionare për Dializën janë “Spitali Amerikan” dhe “Hygeia”, të dyja në pronësi të biznesmenit Klodjan Allajbeu dhe personave të tij të afërt.
Konkurrenca thotë në vendimin e saj të fundit se i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dokumentacionin mbi procedurat e ndjekura nga autoriteti kontraktor në lidhje me transaskionin e njoftuar si dhe raportin e monitorimit të koncesionit, me qëllim vlerësimin e aktivitetit të deritanishëm të kompanisë koncesionare si dhe planin e biznesit të shoqërisë blerëse , me qëllim vlerësimin e aftësisë konkurruese të shoqërisë që pritet të hyjë në tregun e shërbimit të hemodializës.
Sipas revistës Monitor, në vendim thuhet se në përgjigje të kësaj kërkese, Ministria e Shëndetësisë është shprehur dakord për vazhdimin e procedurave të ndryshimit të strukturës së ortakërisë së shoqërisë koncesionare DiaVita, por nuk depozitoi asnjë dokument, sipas kërkesës së Autoritetit të Konkurrencës.
Si rrjedhojë, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur që t’i kërkojë Ministrisë së shëndetësisë, në zbatim të nenit 32, pika 1 e Ligjit “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” të shprehet me shkrim për miratimin paraprak të transferimit të kontratës së koncesionit “Për shërbimin e hemodializës pranë spitaleve rajonale në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan”, të shoqërisë Diavita shpk.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.