Me paruke dhe në fshehtësi, a ka takuar Ahmetaj një prokuror të SPAK?

23 Janar 2023, 18:32Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Arben Ahmetaj me paruke dhe SPAK

Në ditët kur të gjithë shqiptarët përgatiteshin për ndërrimin e viteve, duke bërë blerjet e fundvitit, gatuar e planifikuar ku do të festonin, Arben Ahmetaj kishte një hall tjetër.

Fundi i 2022 e zuri në qendër të një cikloni akuzash, pasi publikimit të faturave të pagesave që Klodian Zoto kishte bërë për qëndrimet në hotele luksoze të ish-ministrit.

Ekspozimi i këtyre faturave e ka vendosur Arben Ahmetajn që të lëvizë të gjithë gurët në mënyrë që t’i shmanget hetimit nga drejtësia.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se ditët e fundit të dhjetorit, Ahmetaj është takuar në një ambient tepër diskret me një prokuror të rëndësishëm të SPAK. Burimet shtojnë se organizatori i këtij takimi mendohet të ketë qenë një ish-kryeprokuror i përfolur fort nga politika.

Takimi është realizuar në fshehtësi të plotë, aq sa burimet thonë se Ahmetaj është shfaqur i maskuar e me paruke përpara se të shkonte në takim.

Fokusi i takimit mes Ahmetajt dhe prokurorit të SPAK, sipas burimeve, ka qenë mbyllja e hetimeve ndaj ish-Ministrit të Financave.

Ahmetaj akuzohet se ka përfituar pagesa të biletave të udhëtimit dhe pagesa të tjera të hoteleve nga shtetasi në kërkim, Klodian Zoto, por këto fatura nuk janë përfshirë në dosjen e hetuar nga dy prokurorët, Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video