Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka publikuar materiale të reja për ngjarjen e 21 Janarit, ku u vranë 4 persona në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Biseda është mes kreut të Gardës në atë kohë Ndrea Prendi dhe zëvendësit të gardës Artan Hoxha, ky i pari i jep urdhër këtij të fundit që të mbajnë armët gati për zjarr dhe tregon se vrasjet janë bërë me urdhër.
PËRGJIMI:
Ndrea Prendi: Alfred dëgjon?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj.
Ndrea Prendi: Po afrohen shumë. Duhet të jeni gati për zjarr.
Alfred Ahmetcenaj: Po të kuptova drejt.
Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër. Pastaj kur të them unë për në trup
Ndrea Prendi: Artan Dëgjon? Artan dëgjon.
Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.
Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak.
Artan Hoxha: Kuptova, kuptova.
Ndrea Prendi: ky është urdhri Dashamir. Dëgjuat.
Ndrea Prendi: Dy efektiva të njësisë speciale Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta ta ta gjakos (urdhëri për të vrarë)
(Menjëherë dëgjohen të shtënat tek e tek, sërish dëgjohen 8 shtëna radhazi tek e tek)
Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po Dëgjoj.
Ndrea Prendi: Kujdes municionin. Kujdes municionin.
I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?
260 i Luanit: Ju dëgjoj I panjohur: Të kërkon ministri, këtu në radio
Ndrea Prendi: Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?
202 i Tufanit: Këtu jam. Ngjitur, ngjitur.
Ndrea Prendi: Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 2.
Alfred Ahmetcenaj: Të kuptova
Ndrea Prendi: Artan më dëgjon
Artan Hoxha: Dëgjoj
Ndrea Prendi: Le ta djegin pemën nuk ka problem
I panjohur: 260 e Luanit?
I panjohur: Luani 3
Gazetari Artan Hoxha u shpreh në emisionin Zona Zero në Top News se Ndrea Prendi së bashku me vartësit e tij dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe Drejtorin e Policisë së Tiranës kanë patur një kanal më vete në radio.
Ai tha se ky material është ruajtur nga ambasadat, teksa shtoi më tej se ja ka dorëzuar familjes së Aleks Nikës që më pas ta dorëzojnë në SPAK.
“Është një regjistrim audio. Vrasjet janë bërë me urdhër, por serverat u fshinë, procesverbalet u fshinë, nuk u la më asnjë gjurmë, për të fshehur faktin se vrasjet ishin kryer me urdhër. Më në fund pas 12 vitesh, mu dha mundësia të kem një provë që dëshmon se vrasjet janë bërë me urdhër dhe ifcerët që kanë qëlluar me urdhër. Ky material që është siguruar pas një kohe kaq të gjatë i jep mundësinë që të gjejë përgjegjësin dhe t’i qetësojë familjarët.
Komunikoni vetëm stafi drejtues dhe ai që konsiderohej grupi i Zjarrit. Ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtor i Policisë së Tiranës. Aty dëgjohet që flet edhe ministri i Brendshëm i asaj kohe që kaq qenë Lulzim Basha.” U shpreh Artan Hoxha në emisionin Zona Zero në Top Neës. Është urdhëqri që Ndrea Prendi ka bërë me vartësit e tij dhe ka qenë kanal i veçantë në Radio. Por me ata ka qene dhe drejtor i përgjithshëm dhe drejtori i tiranës, por dëgjohet që është dhe ministri. Ky përgjim duhet t’i jepej drejtësisë që në atë kohë, por Prokuroria nuk ka gjetur asgjë se si ka komunikuar
Materialin nuk e kemi nxjerrë me audio që të mos e humbë vlerën për të qenë provë për SPAK-un. Duam të dalë vetëm e vërteta për 21 Janari sepse është krim shtetëror. Ne kishim pamjet, por nuk kishim zërin, tani lidhet audio me pamjet dhe kuptojmë pse janë vrarë qytetarët. Ky material mesa duket është regjistruar nga aleatët tanë dhe kur dëgjoj këta “non grata-t” që kërkojnë prova më vjen të qesh. Tani ne kemi një mbivendosje të zërit mbi figurën.
Nuk e kemi çuar në SPAK, por kam njoftuar familjen e Aleks Nikës, sepse para dy vitesh dikush i ka shkuar dhe i ka çuar fotografinë e një oficeri dhe i ka thënë ky e vrarë. I ka thënë që të mos ngutet që të mos kemi një vëlla vrasje. Babai i Aleks Nikës e ka dëgjuar këtë përgjim dhe e ka kuptuar dhe mos bjerë më e provokimeve. Nga ai moment, ja kemi lënë në dorë familjes që t’ja japë ajo në dorë SPAK-ut." deklaroi Artan Hoxha.