GJKKO dënon me 100 orë punë në interes publik kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

26 Nëntor 2026, 11:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO dënon me 100 orë punë në interes publik kryebashkiakun
Kristian Shkreli

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është dënuar nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) me 100 orë punë në interes publik, në përfundim të procesit gjyqësor ndaj tij për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Vendimi u shpall këtë të enjte, ndërsa më herët SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Sipas akuzës, Shkreli dyshohej se gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 u kishte premtuar banorëve të fshatit Stajkë ndërtimin e një linje elektrike në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate.

Kryebashkiaku i ka mohuar akuzat, duke deklaruar më herët se nuk kishte ofruar apo premtuar përfitime në këmbim të votës dhe se ndërhyrjet ishin pjesë e angazhimit të tij në krye të bashkisë.


Vox Pop

Video