Video e sikletshme / Rakip Suli falenderon Ramën çdo 30 sekonda

23 Prill 2023, 15:42Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryeministri Edi Rama iu rikthye fushatës elektorale pas pushimit disaditor që kreu prej operimit të apendicitit.

Rikthimin e bëri nga Kamza, ku prezantoi kryebashkiakun aktual të qytetit, por edhe kandidatin për një tjetër mandat, Rakip Suli.

Për ata që e njohin nga afër Kryeministrin dhe i dinë pritshmëritë e tij, të paktën oratorike të kandidatëve që përfaqëson është e qartë se nga fjalimi i Rakip Sulit Rama mund të jetë sikletosur.

Ish-deputeti i PS-së dhe kryetar i Bashkisë së Kamzës në një fjalë pak më shumë se 5 minuta përmendi 11 herë fjalët ‘Faliminderit krieministri Rama’.

E përkthyer më qartë, për çdo 30 sekonda, Rakip Suli kishte një falenderim për Kryeministrin Rama.



Video