Tenderi abuziv prej 136 mln lekësh nga Bashkia e Korçës që përplas Sotiraq Filon me dajën e Ilir Metës

20 April 2023, 16:14Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tenderi abuziv prej 136 mln lekësh nga Bashkia e Korçës që

Sotiraq Filo njihet si një ndër kryebashkiakët më pak të zëshëm, por jo kur bëhet fjalë për tek tenderat me "flamur të kuq" që ndan me miqtë e tij.

Në vitin 2013, ai erdhi në krye të Bashkisë së Korçës si një "kukull" e Niko Peleshit që e kishte nënkryetar gjatë kohës që ai drejtonte qytetin më të madh në juglindje të vendit. Por, pas 10 vitesh si kryebashkiak, Sotiraq Filo duket se nuk ndjen të ngopur dhe po bën të pamundurën të marrë dhe një tjetër mandat me tendera për asfalte elektorale, fasada pallatesh dhe rikonstruksione godinash.

Filo ka nënshkruar kontratat me sipërmarrës shumë pranë qeverisë që mund t’i sigurojnë fushatë dhe vota për një mandat tjetër.

Një prej tyre është dhe tenderi me objekt “Qendra e Kreativitetit faza II”, ku përfshihen punime ndërtimi, mobilim dhe pajisje të ndryshme ku tenderi ishte me fond limit mbi 177 milionë Lek të vjetra pa TVSH. Godina në qendër të qytetit, ndërtimi i të cilës nuk dihet se kur do të mbarojë dhe se sa tendera të tjerë do të jepen, do të ofrojë hapësira dhe kushte bashkëkohore për zhvillimin e eventeve artistike dhe ideve kreative

Për tenderin në fjalë kanë hyrë në garë 8 operatorë dhe fitues është shpallur oferta e kompanisë “ ZEQILLARI ” shpk, në pronësi të Adriatik Zeqillarit. Kjo kompani ka përfituar 136 milionë lekë të vjetra nga taksat e qytetarëve korçarë, për ndërtimin e "Qendrës së Kreativitetit" edhe pse qyteti juglindor ka nevojë për investime në shkolla, rrugë dhe hapje vendesh pune për rininë dhe jo për "cirqe" me evente artistike për të cilat Sotiraq Filo mban rekord.

Por, ky tender duket më shumë si i kurdisur nga vetë Sotiraq Filo për të ndarë me miqtë e tij 136 milionë lekë dhe kjo vihet re nga mënyra se si është shpallur fitues kompania “ZEQILLARI ” shpk.

Kjo e fundit nuk ishte kompania që kishte bërë ofertën më të ulët, pasi atë e kishte ofruar bashkimi i operatorëve “RSM Company” dhe “DESARET COMPANY ”, të njohur për fitimin e shumë tendervae nga bashkitë e vendit.

Por, Bashkia e Korçës ka skualifikuar të gjitha operatorët e tjerë në garë, përveç fituesit, me justifikimin se nuk plotësojnë kriteret. “Konkretisht shoqëria RSM COMPANY nuk ka dorëzuar dokumentacion që të vërtetojë se ka kryer punë të ngjashme me objektin e prokurimit sipas përcaktimeve të bëra më sipër dhe në përputhje me përqindjen dhe punimet konkrete që ka marrë përsipër në Kontratën e bashkëpunimit”.

Kriteri për paraqitjen e punëve të ngjashme, shpesh herë lë vend për interpretim dhe keqpërdorim nga ana e autoritetit kontraktor, çka çon në manipulimin e kontratave tenderuese.

Firma “RSM Company” është në pronësi të Agim Kolës, biznesmenit që njihet për mashtrime. Dhe vazhdon të përpijë tenderët për rrugë dhe rikonstruksion godinash nga të gjithë  bashkitë e vendit. Ndërsa firma “DESARET COMPANY ” është në pronësi të Vladimir Metanit, dajës së ish-presidentit Ilir Meta. Ky i fundit, edhe pse nipin e ka në opozitë, po përfiton shumë tenderë pa garë nga “Rilindja”.

Dy biznesmenë janë mësuar të përfitojnë çdo tender që i vënë gishtin, nuk e kanë pranuar faktin që këtë here janë skualifikuar. Kështu që bashkimi i operatorëve “RSM Company” dhe “DESARET COMPANY ”, që kanë ankimuar këtë tender në Komisionin e Prokurimeve Publik. Ankesa është dorëzuar në datën 11 prill 2023.

Pavarësisht, se dy biznesmenëve iu ka dalë nami që përpijnë shumicën e tenderave të bashkive në vend, duket se në këtë rast abuzimet që janë bërë nga Bashkia e Korçës me në krye Sotiraq Filon duken qartë ku nuk kanë shpallur fituese ofertën më të ulët.

Gjithsesi mbetet për t’u parë se në favor të kujt do të vendosë Komisioni i Prokurimeve Publike, ku njërin krah ka Sotiraq Filon dhe përballë tij dajën e Ilir Metës.

Tenderi abuziv prej 136 mln lekësh nga Bashkia e Korçës qëTenderi abuziv prej 136 mln lekësh nga Bashkia e Korçës qëTenderi abuziv prej 136 mln lekësh nga Bashkia e Korçës qëTenderi abuziv prej 136 mln lekësh nga Bashkia e Korçës qëTenderi abuziv prej 136 mln lekësh nga Bashkia e Korçës që



Video