Trajnimet miliona euro të Albcontrolit për stafin

16 Dhjetor 2024, 20:36Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trajnimet miliona euro të Albcontrolit për stafin

Në vitin 2023, kompania shtetërore që menaxhon hapësirën ajrore shqiptare, Albcontrol, shpenzoi 2 milionë euro për të trajnuar stafin. Me këtë shumë u trajnuan 30 kontrollorë, teksa me një përllogaritje të thjeshtë rezulton se për të trajnuar 1 punonjës u harxhua 66.666 euro.

Vitin e kaluar mori pjesë një firmë, duke marrë pothuajse të gjithë fondin limit. Por, një vit më pas, Albcontrol ka hapur një tjetër tender, kësaj here me objekt “trajnim rifreskues i njohurive”. Një çmenduri me vete, pasi vetëm për rifreskim të njohurive do të harxhohet një shumë tjetër me vlerë 800 mijë euro, ose për 1 punonjës do harxhohen 26,666 mijë euro.

Vlera të ekzagjeruara për një vend si Shqipëria, teksa po shpenzohen miliona euro vetëm për trajnime. Ky është një skandal i ri i Albcontrol, pas atij të denoncuar disa javë më parë nga VoxNews, ku një firmë anonime nga SHBA ka arritur të marrë plot 7.2 milionë euro nga ky institucion për mirëmbajtje sistemesh.

Trajnimet miliona euro të Albcontrolit për stafin
Faksimile: Shpallja e njoftimit në APP për tenderin e Albcontrol për rifresim të njohurive

Por, le t’i marrim me radhë veprimet e Albcontrolit! Disa ditë më parë, Administratori Dritan Isaku ka hapur tenderin me objekt të procedurës së prokurimit “trajnim rifreskues i njohurive për rastet e situatave të pazakonta për ATCO ADI/APS/ACS”. Fondi limit i procedurës është 80 milionë lekë të reja, ose rreth 800 mijë euro. Bëhet fjalë për “shërbime trajnimi të specializuara apo edhe shërbime të trajnimit të personelit”.

“Thesi” i Albcontrolit u hap pasi Beketi mori milionat e ngrira dhe tashmë të ardhurat apo “ndihma” e qeverisë i kanë dhënë dritën jeshile Isakut për të bërë tenderat e radhës. Objekti i tenderit të 2024-ës është “trajnim rifreskues”, por sa është shpenzuar për trajnimin fillestar?!

Trajnimet miliona euro të Albcontrolit për stafin
Faksimile: Në vitin 2023 Albcontrol shpenzoi 2 milionë euro për trajnimin e stafit

Trajnimet miliona euro të Albcontrolit për stafin

 

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, në vitin 2023 Abcontroli hapi tenderin me objekt “trajnim për 30 kontrollorë të rinj bazik, TËR VIA dhe AÇ AREA”, me një fond 208 milionë lekë. Në këtë procedurë pati vetëm një ofertë, ajo e Bashkimit të Përkohshëm të Operatorëve Ekonomik, “A-T-D Albanian Technology Distribution” dhe “Consulting & Management Albania”, që ofruan 199 milionë lekë, duke lënë rrugës vetëm 9 milionë.

Trajnimet miliona euro të Albcontrolit për stafin
Faksimile: Në tenderin e vitit 2023 pati vetëm një ofertë, që mori 2 milionë euro

Ka dyshime se paatë e akorduara në vitin 2024 janë destinuar të shkojnë te firmat që fituan tenderin e 2023-shit, ose janë një “bakshish” i krerëve të Albcontrolit. Por nëse është rifreskim njohurish, përse një vlerë kaq e lartë? Në dokumente shkruhet se janë vetëm 30 kandidatë, me një kohëzgjatje trajnimi jo më pak se 22 javë. Firma duhet të ketë disa simulatorë, teksa edhe klasa. Dhe, me këto kërkesa, brenda një kohe të shkurtër po shpenzohet një shumë e majme prej 2.8 milionë euro.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video