Agolli i Fondit të Zhvillimit “ndihmon” Alabbarin me 6 milionë euro për të mbushur bregdetin me rërë?!

5 Dhjetor 2024, 13:53Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dritan Agolli/ “Durrës Yacht & Marina”/ Mohamed Alabbar

Projekti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit për të mbushur me rërë bregdetin e Durrësit duket se i shërben më shumë firmës “EMAAR”, të Mohamed Alabbar.

Prej disa kohësh, në territorin e Portit të Durrësit kanë filluar ndërtimet e apartamenteve, restoranteve, bareve dhe hoteleve, ku qeveria shqiptare ka negociuar me firmën nga Emiratet e Bashkara Arabe për t’i falur të gjithë truallin.

Në projekt duket mjaft qartë se i gjithë territori te Porti i Durrësit, atje ku po ndërtohet “Durrës Yacht & Marina”, do të mbushet me rërë dhe do të krijohen plazhe.

Ndërkohë, paralelisht me këto ndërtime, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka hapur një tender me vlerë 6 milionë euro për të mbushur me rërë një pjesë të bregdetit në Durrës.

Ka dyshime se projekti është një “ndihmë” që kreu i këtij institucioni, i shumë përfoluri Dritan Agolli, po i jep Alabbarit.

Pas “faljes” së tokës, tashmë “ndihmat” ndaj firmës nga Emiratet po kryhen në terren, ku po përgatitet i gjithë bregdeti që t’i vijë në ndihmë këtij projekti.

 Por, në vend që ato investime të jenë private, pasi edhe të gjitha njësinë e shërbimit apo apartamenteve po shiten, investimet po bëhen nga shteti.

Agolli i Fondit të Zhvillimit “ndihmon” Alabbarin me 6
Faksimile: Njoftimi i tenderit të Fondit Shqiptar të Zhvilllimit për mbushjen me rërë të vijës bregdetare

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin me objekt “ndërhyrje për rigjenerimin urban, mbrojtje detare në zonën bregdetare”.

Në dokumente shkruhet se kërkohet riprofilimi dhe mbushja me rërë e vijës bregdetare nga Ura e Dajlanit deri tek Godina e Kavalishencës, Durrës”.

Agolli i Fondit të Zhvillimit “ndihmon” Alabbarin me 6

Fondi i të gjithë procedurës është 583.323.833 lekë pa TVSH, teksa financimi i këtij objekti është parashikuar në programet buxhetore për periudhën 2024-2026. Në dokument shkruhet se kohëzgjatja e kryerjes së punimeve është 12 muaj, ndërsa finalizimi i tenderit do të kryhet në datën 13 dhjetor 2024.

Por, çfarë parashikohet të bëhet në atë zonë?!

VoxNews shfletoi dokumentet shoqëruese, ku shkruhet se bregdeti i Durrësit në jug të Portit e deri tek fundi i shëtitores së re te godina e Kavalishencës.

“Në zonën e Portit të Durrësit po zhvillohet një investim i njohur si Durres Yaht Marina që synon dhe krijimin e një zone të re bregdetare. Pranë këtij investimi, zona ranore e bregut të detit është shumë e reduktuar dhe ka një gjerësi prej rresh 15 deri në 20 metra” thuhet në këto dokumente.

Pra, mjaft qartë se investimi është një “mbështetje” për projektin e Alabbarit!

Agolli i Fondit të Zhvillimit “ndihmon” Alabbarin me 6
Faksimile: Specifikimet teknike, ku shihet në hartë që investimi prek edhe pjesën e Portit të Durrësit, ku po ndërtohet “Durrës Yacht & Marina”

Fondi i Zhvillimit shkruan në dokumente se synohet që zona të ketë një pamje të re.

“Objekt i këtij raporti është përshkrimi i rehabilitimit të plotë të një brezi me shtrirje rreth 3168 metra përgjatë zonës që do të arrihet nëpërmjet punimeve, që do të kryhen nëpërmjet një rimbushjeje artificiale të plazhit”, thotë Fondi.

Po ku do të jetë planvendosja e projektit të ri?

Agolli shkruan në dokumentet shoqëruese se “struktura e paraqitur nga projekti ‘Durres Yaht Marina’ është marrë nga projekt idetë e realizuara në fazat e para të zhvillimit të ketij projekti”.

Agolli i Fondit të Zhvillimit “ndihmon” Alabbarin me 6

Këto zona janë ndarë në 3 pjesë, e para nga kufiri i Portit të Durrësit deri tek skoliera e re, e dyka nga skoliera deri te “Hawai Beach Bar”. Dhe zona e tretë deri në fundin e shëtitores së re pranë Kavalishencës.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video