Të bësh pazar te rrjeti i supermarketeve Conad në vetvete është një hap i guximshëm për bilancin familjar, por edhe për sigurinë e produkteve.
Qytetarët janë ankuar në redaksinë e VoxNews për produktet të mykura në supermarketin Conad në qendrën tregtare, “Cristal Center” në Tiranë.
Sic duket dhe nga pamjet e mëposhtme, qytetari ka blerë disa produkte në Conad, ndër to dhe një kos frutash për fëmijën.
Pasi ka arritur në banesën e tij qytetari është tmerruar kur ka hapur kosin për t’ia dhënë fëmijës së tij, pasi produkti ishte mykur.
“Po na helmojnë femijët, nuk i kontrollojnë produktet”, shprehet i irrituar qytetari për VoxNews.
Qytetari u bën thirrje organeve shtetërore të kontrollojnë këtë rrjet të shtrenjtë ushqimor, i cili sa vjen e përditë ul cilësinë dhe fsheh surpriza të pakëndshme në produkte të mykura.
Pasi konsumatorët i verifikojnë vetëm kur i hapin në shtëpi dhe për ta është tepër vonë.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.