
Një sondazh i publikuar së fundmi nga VoxNews ka nxjerrë në pah prirjet e elektoratit shqiptar për zgjedhjet e 11 Majit, duke treguar një avantazh të qartë për Partinë Socialiste dhe kryeministrin, Edi Rama.
Sipas të dhënave të sondazhit, PS kryeson me 34% të votave, ndërsa Partia Demokratike e drejtuar aktualisht nga Sali Berisha renditet e dyta me 27%.
Në këtë garë shumëpartiake, vihen re edhe prurjet e reja politike që po fitojnë terren ndjeshëm në opinionin publik.
Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj, ndajnë të njëjtin nivel mbështetjeje, secili me 13% të votave, duke dëshmuar një rritje të interesit për alternativa jashtë spektrit tradicional politik.
Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit arrin derin në 7%.
Ndërkohë, Partia Socialdemokrate (PSD) e Tom Doshit grumbullon vetëm 2%, ndërsa Lulzim Basha, me një strukturë të dobësuar politike, përfaqësohet me 3% të mbështetjes popullore.
Megjithatë, një element interesant i sondazhit është skenari alternativ që analizon çfarë do të ndodhte nëse Sali Berisha do të hynte në zgjedhje në një koalicion të gjerë me partitë e vogla të djathta.
Sipas projeksioneve të Vox News, në një skenar të tillë, opozita do të kishte mundësi reale të sfidonte dhe madje të fitonte ndaj Edi Ramës, duke kaluar mbi 34% të Partisë Socialiste.
Kjo sugjeron se fragmentimi i opozitës po ndikon drejtpërdrejt në bilancin elektoral, ndërsa unifikimi i saj do të kishte pasoja të rëndësishme për rezultatin final.
Zgjedhjet e 11 Majit pritet të jenë një test i rëndësishëm për të gjitha forcat politike në vend.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.