
Shënim- Ndërtimi i kullës më të lartë ndonjëherë në Tiranë që do të zhdukë lulishten pas Teatrit të Operës dhe Baletit tregoi edhe njëherë që Shqipëria nuk ka opozitë, por ka një “bandë gjobëvënëse”.
Këtë e konfirmon mëse miri e vetëcilësuara si “pishtarja e anti-korrupsionit”, ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj.
Ajo shkruan në Facebook se kushdo ka të drejtë të “protestojë për Kullën e Gimit, por opozita jo”. Sipas saj, opozita nuk duhet të protestojë për kullat pasi humbet fokus. Ajo thotë se opozita duhet të protestojë vetëm për çështjen e inceneratorëve, por jo për shkatërrimin e parqeve në Tiranë dhe kthimin e kryeqytetit në beton. Non sens total për një qytetar.
Por ky reagim i Brisit të Tatimeve tregon edhe njëherë demontimin e vetëquajturve “pishtarë të antikorrupsionit”: Cdo sulm i tyre ndaj biznesit është i paracaktuar dhe me një qëllim të vetëm: përfitimin. Këtë e kanë bërë të gjithë drejtuesit e opozitës, që nga Lulzim Basha e Sali Berisha te Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Së fundmi edhe ndonjë zë “i fuqishëm” anti-korrupsion si Brisi i Tatimeve që u largua nga ky pozicion e akuzuar për ironi pikërisht për korrupsion.
Por cila është strategjia?
Strategjia e tyre tashmë është bërë e dukshme: të bëjnë sa më shumë zhurmë tek çështja e inceneratorëve dhe dy apo tri kauza të tjera, duke mbyllur sytë dhe heshtur për kullat që po i marrin frymën e Tiranës, apo koncesionet e shumta si Thumanë-Kashar, Lekaj-Fier, grabitjen e jugut nga oligarkët, markimin e karburanteve, etj.
Strategjia e tyre është e përsosur për të grabitur një shtet me skemën: Godit mediatikisht, politikisht, si dhe financiarisht një koncesion të shënjestruar nga ata, dhe në krahun tjetër të mbushin xhepat me koncesionet e tjera.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.