"Përditë në Shqipëri vidhen miliona"/ Çfarë e shqetëson Tom Doshin që është mllefosur me Partinë Socialiste?!

23 Prill 2025, 15:27Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama/ Tom Doshi

Tom Doshi, kryetari i Partisë Social Demokrate si dhe një aleat i Partisë Socialiste për 12 vite, ka shpërthyer në akuza gjatë hapjes së fushatës së tij në qytetin e Shkodrës.

Me tone të ashpra, Doshi e cilësuar kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin si një personazh të lidhur me krimin dhe që është nën hetim për vjedhje.

Kreu i PSD nuk ka kursyer as qeverinë, ku tha se gjysma e saj janë në burg për korrupsion.

“Në 2013, Sali Berisha ka lënë pushtetin si i korruptuar. Edhe sot të vjen zor kur sheh gjysmën e qeverisë në burg dhe nën hetim. Njerëzit që vjedhin qytetarët nuk na përkasin ne. Kryetari i Bashkisë Shkodër që drejton fushatën e PS-së, është i pandehur. Si mund të drejtojë fushatën një njeri që ka vjedhur qytetarët. Kam shumë besim, jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë që populli do të na votojë. Jemi e vetmja shpresë. Si mund të shkojmë në Europë kur pensionet tona janë 100 euro?! Si mund të shkojmë në Europë kur ne akoma nuk kemi ndarë tokat?!”, tha si fillim Doshi.

Kritikat ishin dhe ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për paaftësi dhe keqmenaxhim të shërbimit shëndetësor në Shqipëri.

“Programi jonë është një program social. Është për të varfrit, për të sëmurët. 7 mijë raste të reja keni me kancer në vit. 80 mijë shqiptarë janë të prekur me kancer. Të bësh një analizë me pet-skaner është 1500 euro. E dini sa kushton ajo aparaturë? Një milionë euro. Ne kemi një pet-skaner në Shqipëri dhe ajo është private. Kosova ka 5. Kjo është detyra e shtetit. Shqipëria ka nevojë për 8 të tillë. Ne marrim përsipër që Shqipëria t’i ketë këto 8 aparatura që t’i shërbejë qytetarëve shqiptarë dhe të sëmurëve. Çfarë janë 10 milionë euro për qeverinë?! Përurohen përditë spitale të reja, vidhen miliona. Janë 80 mijë familje që vuajnë, 66 mijë në nevojë në Shkodër. I bëj thirrje këtyre 80 mijë familjeve, votoni Partinë Social-Demokrate. I bëj thirrje dhe Diasporës, mendoni për këta një milionë të varfër në Shqipëri”, shtoi më tej, kreu i PSD.

Ky devijim i papritur i qëndrimit të Tom Doshit ndaj qeverisë së Edi Ramës nuk e ka ende një shpjegim të qartë.

Zëra qarkullojnë se kjo taktikë e Doshit lidhet për të thithur elektoratin e pakënaqur me qeverinë socialiste, por gjithashtu është dhe një presion i hapur ndaj Edi Ramës, për të rikonfirmuar pozitën e partisë së vet në tregun politik.

Megjithatë Doshi theksoi se pas 11 Majit, nuk do të bëj kurrë koalicion me Sali Berishën.

“Ju premtoj shqiptarëve, që pa Partinë Social-Demokrate nuk ka mazhorancë në Shqipëri. Janë përhapur fjalë që Tom Doshi bën koalicion me Sali Berishën… Më parë bën Edi Rama koalicion me Berishën se Tom Doshi. Shkodra fillon me fitoren me tre mandate”, përfundoi Tom Doshi.

Përse Tom Doshi është i mllefosur me Partinë Socialiste dhe Benet Becin?

Kujtojmë se disa javë më parë dy përfaqësues të PSD-së, Gjek Sokoli dhe Rezarta Pode, u shakrkuan nga pozicionet e tyre drejtuese në institucione shtetërore në muajin mars. 

Gjek Sokoli, i cili mbante postin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH).

Rezarta Pode, drejtoreshë e kompanisë shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard” për Shkodrën. Sokoli dhe Pode janë njëkohësisht anëtarë të Këshillit Bashkiak në Shkodër. 

Këto largime nxitën spekulime mbi një prishje të mundshme të bashkëpunimit mes PS-së dhe PSD-së.  

Brenda PSD thonë se kjo vjen si një formë hakmarrjeje politike, nga i deleguari i PS Shkodër, kryebashkiaku Beci.

Perveç dy drejtuesve mesohet se ka patur edhe largime të tjera në poste më të ulëta të përfaqësuesve PSD.

Ky zhvillim i papritur i qëndrimit të Tom Doshit ndaj qeverisë së Edi Ramës nuk e ka ende një shpjegim të qartë.

Disa zëra thonë se kjo taktikë e Doshit lidhet për të thithur elektoratin e pakënaqur me qeverinë socialiste, por gjithashtu është dhe një presion i hapur ndaj Edi Ramës, për të rikonfirmuar pozitën e partisë së vet në tregun politik.

Megjithatë Doshi theksoi se pas 11 Majit, nuk do të bëj kurrë koalicion me, Sali Berishën.

Partia Socialiste ka 18 këshilltarë nga 51 që janë në total në ‘Parlamentin e Shkodrës’, ndërsa ndërsa socialdemokratët kanë 11 këshilltarë.

PD e Berishës 12 këshillarë dhe 5 janë të Bashës.

Me bashkimin e votave të PD dhe PSD, kryebashkiaku Benet Beci me socialistët nuk vendos dot i vetëm për të kaluar projekt vendimet në këshill.

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Video