
Izraeli është në luftë me militantët e Hamasit, tha kryeministri izraelit pas sulmeve masive të palestinezëve që u morën jetën dhjetëra izraelitëve mëngjesin e së shtunës. Perëndimi e dënoi sulmin e befasishëm të Hamasit në Izrael. Forcat e armatosura izraelite po vazhdojnë luftimet me militantë brenda Izraelit, ndërsa forcat ajrore godasin objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës.
Militantët palestinezë të grupit Hamas lëshuan një sulm surprizë ndaj Izraelit, duke qëlluar me mijëra raketa nga Rripi i Gazës, të cilin ata e kontrollojnë.
Dhjetëra raketa goditën qytetin jugor të Ashkelon. Dhjetëra izraelitë mbetën të vrarë
Një apartament në një pallat banimi në Tel Aviv i dëmtuar nga raketat
Izraelitët kanë hyrë në strehime kur sirenat e sulmit ajror nisën të bien
Por disa duhet të përpiqen të gjejnë strehime jashtë
Militantët e Hamas kanë kaluar kufirin me Izraelin – ata që ishin në Gaza po i drejtohen kufirit
Disa po përdorin një buldozer për të hequr telat nga kufiri
Një tank izraelit i kapur dhe i shkatërruar
Militantë të Hamas me një makinë ushtarake izraelite që po e kthejnë në Gaza
Ushtarët izraelitë janë tani duke luftuar me Hamas
Izraeli është përgjigjur me një sulm ajror në Gaza duke vrarë 198 njerëz sipas autoriteteve palestineze
Dhjetëra militantë janë mes të vdekurve
Disa banorë të Gazës janë të shqetësuar për hakmarrjen izraelite dhe janë larguar nga shtëpitë e tyre pranë kufirit. /Vox News