Bordi kontrollon çmimet, apo çmimet kontrollojnë bordin?

26 March 2022, 16:16Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bordi kontrollon çmimet, apo çmimet kontrollojnë bordin?

Bordi i administrimit publikoi në orët e vona të së premtes vendimin që rriti sërish naftën, për herë të tretë radhazi, duke e çuar litrin aktualisht në 245 lek.

Për media, njoftimi u shpërnda paraditen e së shtunës nga Ministria e Financave, ndërsa njoftimi mbante datën 25 mars.

Por, nëse të premten Bordi u mblodh dhe e mbajti për vete deri afër mesnatës njoftimin e rritjes së çmimit të karburanteve, këtë herë duke çuar edhe gazin në nivele rekord prej 110 lekësh, dhjetra qytetarë ishin dëshmitarë se si pas mesditës së të premtes në pikat e Kastratit dhe Gegës u vunë shkallët bashkë për të rritur çmimin.

Pra, pikat e karburantit e morën vesh para të gjithë të tjerëve se çmimi u rrit. Kjo me të drejtë në kokën e qytetarëve ngre pyetjen: a është bordi që cakton çmimet, apo janë Kastrati e Gega që përdorin bordin për të caktuar çmimet?

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video