E mbani mend

2022-04-03 16:13:00Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E mbani mend
Mark William Calaway

“Kurrë mos thuaj kurrë”, thotë ai teksa largohet nga skena, duke i lënë të gjithë të shtangur. Ndoshta do të luftojë përsëri. “The Undertaker” vesh pallton prej lëkure, vendos kapelën në kokë dhe largohet nga ringu që e ka parë si protagonist në mbi 30 vite karrierë.

U ndodh edhe djemve të fortë si ai që të derdhin lot nga emocionet. Ai përpiqet t’i mbajë duke e afruar dorën te fytyra, merr frymë, ngre kokën, por sytë e tij janë të kuq, të humbur në publik, i cili është atje vetëm për të, pasi iu bashkua sallës së legjendave të WWE, që nuk do të harrohen kurrë për gjithë historinë.


Video