Rama paralajmëron konferencën për paketën e Rezistencës Sociale

2022-03-12 14:32:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama paralajmëron konferencën për paketën e Rezistencës
Rama paralajmëron konferencën për paketën e Rezistencës Sociale

Protestë masive është duke u zhvilluar në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera kundër rritjes së çmimeve dhe karburanteve.

E teksa protesta është në ditën e katër, kryeministri Edi Rama pak më parë ka njoftuar se në orën 15:00 do të mbajë një konferencë, ku do të flasë për Paketën e Rezistencës Sociale.

Pak më parë aktivisti Mirgen Qiraxhi njoftoi se protesta do të vijojë edhe nesër në të njëjtën orë. Ai tha se marshimi do të nisë në orën 11:00 në sheshin “Skënderbej” për të vazhduar drejt Kryeministrisë.


Video