“Largohu mos më prek”, deputeti Spaho përplaset me policinë e Korçës në protestë

2022-03-11 14:43:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Largohu mos më prek”, deputeti Spaho përplaset me

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburantit ka ngritur në protestë qytetarët e Korçës. Kauzës së tyre i është bashkuar edhe deputeti demokrat Edmond Spaho. Deputeti është përplasur me një efektiv policie,  teksa ka tentuar që ta shtyjë.

Debati:

Spaho: Mos më prek me dorë

Polici: Vazhdoni andej!

Spaho: Ju lutem, mos më dorë. Kam të drejtë të protestoj! S’ke të drejtë të më ndalosh.

 


Video