Horoskopi i vitit 2024: Si do jenë paratë dhe karriera për secilën shenjë

2023-12-05 18:46:50Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Horoskopi i vitit 2024

Viti 2024 është pranë nesh dhe Horoskopi, si zakonisht, është gati të zbulojë një pamje paraprake të ditëve që na presin. Ndër kuriozitetet më të përhapura është sigurisht ai në lidhje me të rejat në nivel profesional dhe financiar. Bazuar në tranzitet astrologjike që do të ndodhin muaj pas muaji, le të zbulojmë se çfarë rezervon Horoskopi për secilën shenjë të Zodiakut.

DASHI

2024 do të jetë një vit rikuperimi i madh kur bëhet fjalë për jetën tuaj profesionale. Më në fund Plutoni, pas shumë vitesh, do të hyjë në zonën e Ujorit, duke ju çliruar nga aspekti i tij. Atmosfera do të zbutet ndjeshëm dhe do të mund të mbështeteni në aleanca të reja që do të jenë të jashtëzakonshme. Mërkuri do të sjellë edhe ide të shkëlqyera, sidomos në pranverë dhe në fund të vitit. Financat të qëndrueshme.

DEMI

Hyrja e Plutonit në zonën e Ujorit, nga janari, do t’ju destabilizojë dhe nuk do ju bëjë kurrë të ndiheni plotësisht të lumtur me pozicionin e fuqisë që do të arrini. Deri në maj do t’ia dilni mbanë me ndihmën e Jupiterit, i cili ka një ndikim pozitiv në vetëvlerësimin tuaj. Më pas do të fillojnë momentet e uljeve dhe ngritjeve. Urani do të sugjerojë zgjidhje novatore. Situata ekonomike do të vazhdojë të lulëzojë.

BINJAKËT

Saturni te Peshqit edhe në vitin 2024 do të vazhdojë t’ju kërkojë heqje dorë dhe sakrifica, por ndryshe nga viti 2023 do të filloni të korrni frytet e para të asaj që keni mbjellë. Plutoni tek Ujori do t’u shpërblejë përpjekjeve tuaja me promovime të merituara dhe Jupiteri në Shenjën tuaj, duke filluar nga muaji maj, do t’ju inkurajojë të jepni më të mirën tuaj në çdo rrethanë. Financat do përfitojnë natyrshëm nga këto tranzite.

GAFORRJA

Duke marrë parasysh të gjitha, viti 2024 do të jetë një vit mjaft pozitiv për sa i përket karrierës profesionale. Do të çliroheni nga kundërshtimi i Plutonit dhe ndoshta nuk do të keni më të bëni me njerëz që penguan lirinë tuaj të shprehjes. Në pranverë do t’ju duhet të përballeni me tranzitin disonant të Mërkurit dhe do t’ju duhet të punoni në mënyrën tuaj të komunikimit me të tjerët. Do t’ia dilni!

LUANI

Tranzitet astrologjike të 2024-ës do të prishin jetën tuaj të punës. Nga njëra anë do t’ju duhet të përballeni me hyrjen e Plutonit në Ujor, i cili do t’ju kërkojë të fluturoni poshtë për të shmangur përplasjen me situata që nuk do t’i përballoni dot. Nga ana tjetër, do të shpëtoni nga disonanca e Jupiterit, disa punë do të zhbllokohen dhe Mërkuri do t’ju japë mundësinë të shfaqni talentet tuaja më të mira.

VIRGJËRESHA

2024-ta juaj do të ndahet në dy pjesë, të cilat mund të shënohen nga kalimi i Jupiterit nga Demi te Binjakët. Deri në maj, fati do të udhëtojë në anën tuaj dhe mundësitë do të shumohen edhe në momente të paimagjinueshme. Më pas do të ketë ngadalësime dhe disa projekte do të luftojnë për të nisur brenda kohës së përcaktuar. Në fund të vitit, shqetësimet familjare do të marrin kohë nga puna juaj.

PESHORJA

2024 do të jetë fenomenal kur bëhet fjalë për rrugën tuaj profesionale. Jo vetëm që Plutoni do të pushojë së qeni armiqësor ndaj jush në janar, por do të bëhet edhe aleati juaj më i mirë, veçanërisht nëse zgjidhni t’u përkushtoheni aktiviteteve në botën e artit dhe argëtimit. Në maj edhe Jupiteri do të fillojë të rrotullohet në anën tuaj dhe do t’ju ofrojë mundësi interesante në bashkëpunim me njerëz të huaj.

AKREPI

Jupiteri dhe Urani do të vazhdojnë kalimin e tyre në kundërshtim me ju. Do t’ju duhet të përballeni me njerëz që nuk janë shumë të rekomandueshëm apo të besueshëm. Në maj, për fat, Jupiteri do të kalojë te Binjakët dhe të paktën financat tuaja do të fillojnë të rriten. Megjithatë, pengesa e vërtetë për të kapërcyer në vitin 2024 do të jetë Plutoni në Ujor, i cili ndonjëherë do t’ju kërkojë të zgjidhni midis familjes dhe karrierës suaj.

SHIGJETARI

Pjesa e parë e vitit do të rrjedhë e qetë në vendin e punës, por Saturni do ju kërkojë gjithmonë të riorganizoni angazhimet tuaja bazuar në nevojat familjare. Duke filluar nga muaji maj, me Jupiterin tek Binjakët, mund të shfaqen probleme dhe do e gjeni veten duke u përballur me persona që mund t’ju gënjejnë. Nga frika e shpenzimeve të papritura do keni tendencën të grumbulloni para dhe të mos kënaqeni me to.

BRICJAPI

2024 do të hapet me Jupiterin dhe Uranin në aspekt të shkëlqyer nga shenja e Demit. Aftësitë tuaja teknologjike dhe IT do të njihen në punë. Mund të keni edhe disa ide të shkëlqyera që do ta kthejnë biznesin tuaj. Në pranverë, me Merkurin disonant, do të mungojë njëfarë qartësie. Për sa i përket sferës financiare, Plutoni do t’ju bëjë të keni më shumë etje për pushtet sesa për para.

UJORI

Ndoshta nuk do e nisni vitin në formë të mirë sepse angazhimet familjare do ju marrin kohë nga puna, por situata është e destinuar të përmirësohet dhe të shkëlqejë. Në janar do të prisni Plutonin në shenjën tuaj, gjë që do t’ju bëjë karizmatikë dhe simpatikë. Të gjithë do të duan të punojnë së bashku me ju. Në maj, me Jupiterin tek Binjakët, do të vijnë mundësitë që keni pritur prej kohësh dhe do të rritet edhe llogaria juaj bankare.

PESHQIT

Saturni në shenjën tuaj do të jetë një aleat besnik dhe do ju këshillojë për strategjitë më të mira për t’u rritur profesionalisht dhe për të marrë një pozicion gjithnjë e më autoritar. Duke filluar nga muaji maj do të duhet të përplaseni me Jupiterin tek Binjakët, gjë që do t’ju bëjë të merrni xixëllonjat për fener. Urani tek Demi do të favorizojë komunikimin dhe do të sugjerojë teknologji të reja për të përparuar pa stres. Kujdes me shpenzimet shtesë./TGCom

Video