“E di që je i zënë me gratë e tjera”, princesha e Dubait divorcohet nga burri me një postim në Instagram!

2024-07-18 10:06:29Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vajza e kryeministrit të Dubait, Princesha Sheikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum po divorcohet nga bashkëshorti i saj, dy muaj pasi u bënë prindër për herë të parë.

Mirëpo ajo që ka tërhequr vëmendjen nga kjo ngjarje është se princesha e ka njoftuar bashkëshortin për divorcin me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në mesazhin e saj, princesha 30-vjeçare ka shkruar: “Burri im i dashur, meqë je i zënë me lidhje të tjera, po të njoftoj divorcin. Unë do ndahem, do ndahem, do ndahem. Kujdesu. Ish-gruaja”, shkruan ajo në rrjetet sociale.



Video