Frident Kuqi and Halil Gashi win the 62 million USD auction to b...
/ 2026-10-26 22:13:42Focus

Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i Kosovës, ndaj tani është më i domosdoshëm se kurrë dhe është parakusht për paqe në rajon.
Kështu u shpreh presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në ceremoninë shtetërore të shënimit të 24 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kosova ka kërkuar anëtarësim të përshpejtuar në NATO, duke theksuar nevojën e këtij anëtarësimi në kohën kur Rusia po pushton Ukrainën.
Këtë kërkesë të Kosovës, presidenti serb Vuçiç e ka quajtur “kurth”.
Gjatë ceremonisë së sotme Osmani kujtoi gjithashtu familjen Jashari, ku u shpreh se “është portreti i lirisë së Kosovës për të cilën është dashur shumë mund për ta arritur”.