Gruaja gjendet e lidhur me zinxhirë te një pemë në mes të pyllit, në gjendje të rëndë pas 40 ditësh

2024-08-06 19:54:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto gjatë transportimit në spital

Një grua amerikane u gjet e lidhur me zinxhirë në një pemë në xhunglën indiane, në gjendje të rëndë fizike dhe psikologjike.

Lalita Kayi Kumar, 50 vjeç, u gjet në një pyll të dendur pranë fshatit Sonurli, rreth mbi 300 kilometra nga Mumbai, rreth 10 ditë më parë pasi një bari vendas dëgjoi thirrjet e saj rrëqethëse për ndihmë.

Ajo u dërgua në një spital lokal ku zbuloi historinë tronditëse se ishte lënë për 40 ditë e lidhur në pyll, nga bashkëshorti i saj.

Kayi Kumar, e cila po trajtohet në një institucion psikiatrik, tani ka pranuar se nuk është e martuar dhe ka të ngjarë të vuante nga halucinacionet kur dha deklaratën e saj tek autoritetet, tha policia për BBC.

Hetuesit shtuan se ajo ishte "e shqetësuar" sepse viza i kishte skaduar dhe paratë i kishin mbaruar, kështu që ajo ishte e lidhur në pemë.

Video