Armëpushimi dështon/ Izraeli bombardon Gazën, raportohet për më shumë se 300 viktima!

2025-03-18 09:14:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Armëpushimi dështon/ Izraeli bombardon Gazën, raportohet për

Dy muaj qetësi në Gaza kanë përfunduar me shpejtësi brenda natës.

Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i mbrojtjes Yisrael Katz “urdhëruan forcat e mbrojtjes që të ndërmarrin veprime të forta kundër organizatës terroriste Hamas në Rripin e Gazës, pasi Hamasi refuzoi vazhdimisht të lironte pengjet tona dhe hodhi poshtë të gjitha propozimet nga i dërguari presidencial i SHBA-së Steve Witkoff dhe ndërmjetësit”.

Sipas një zyrtari nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi janë të paktën 322 palestinezë nga sulmet ajrore.

Ushtria izraelite tha se po kryente sulme “të gjera” pasi bisedimet për zgjatjen e armëpushimit nuk arritën në një marrëveshje.

Kjo ishte vala më e madhe e sulmeve që goditi Gazën që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar.

Mahmoud Abu Wafah, zyrtari më i lartë i sigurisë së Hamasit në Gaza, thuhet se është në mesin e viktimave.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli “do të veprojë kundër Hamasit me fuqi ushtarake në rritje”.

Ndërsa Hamasi akuzoi Izraelin për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit.


Video