INTERVIEW: From Enver to Saliu / Albania in search of Europe, according to a German

2022-06-21 17:34:00Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
INTERVIEW: From Enver to Saliu / Albania in search of Europe, according to a
Michael Schmidt-Neke

Interviewed by Erion Habilaj - Vox News

Michael Schmidt-Neke is a friend of Albanians and has been dealing with the history and current developments of Albania for decades.

He tells in a very special interview for Vox News the first contact with Albania and Albanians, the first visit here in the mid-70s, how he began to learn Albanian self-taught up to the perception in Europe of the image of Albanians and politics Albanian.

Schmidt-Neke in this interview brings impressions on the communist regime, recognizing the three greatest merits, but also the three greatest sins.

It recounts what went wrong in three decades of democracy, listing the disasters of 1997 and the chronic corruption of the political class, which has generally used power for its own financial purposes.

He calls Berisha an autocrat, who thinks he is irreplaceable and estimates that his return to the helm of the DP could be the end of this party.

Finally, an opinion on the integration, geopolitics and the Albanian factor in the region. Here he says that the unilateral change of borders risks igniting the barrel of gunpowder in the Balkans.

INTERVIEW

Vox NEWS: You are a good connoisseur not only of history, but also of our country in general. What connects you with Albania?

Michael Schmidt-Neke: Duhet të pranoj se nuk kam asnjë rrënjë në Shqipëri. Si nxënës në vitet ‘70 zhvillova njëfarë interesi për Shqipërinë pikërisht sepse ishte gati e pamundur të mësosh diçka për këtë vend europian. Libraritë tona (flas për Gjermaninë Perëndimore) ishin pak a shumë bosh sa përkiste letërsisë për Shqipërinë. Ishte një rast i lumtur se në vitin 1975 - pas maturës – u ofrua një udhëtim turistik një javor për në Shqipëri, pra, ishte qëndrimi im i parë në Shqipëri. (Për ne ishte aq e pazakontë se revista “Der Spiegel” “infiltroi” në këtë grup turistik një gazetar në një kohë kur gazetarëve rregullisht iu mohohej viza e hyrjes.)

Kur studiova gjuhët klasike dhe histori në Freiburg nuk kishte asnjë program për gjuhën shqipe a për historinë shqiptare; kështu fillova ta mësoja shqipen në mënyrë autodidakte duke u mbështetur në një metodë të botuar në Shqipëri. Mora pjesë dy herë në seminarin ndërkombëtar të organizuar nga Universiteti i Prishtinës dhe në aktivitetet të organizuara në bashkëpunim të Institutit të Gjuhësisë të Universitetit të Bonit dhe të Akademisë të Shkencave të Shqipërisë, dhe për përgatitjen e disertacionit tim për zhvillimet politike midis 1912 e 1939, presidenti i Akademisë, Aleks Buda, më ftoi të shfrytëzoja sfondet e bibliotekave shkencore në Tiranë. Këto janë fillimet e kontakteve të mia me Shqipërinë.

Vox NEWS: Shqipëria prej shumë kohësh ka vajtur nga stereotipe paragjykuese nga shtetet evropiane. Cili është imazhi që kanë shqiptarët sot në arenën ndërkombëtare?

Michael Schmidt-Neke: Kjo varet nga këndvështrimi. Kur flasim për politikën zyrtare, mund të thuhet sot se Shqipëria është pak a shumë një faktor stabiliteti. Ajo merr pjesë në proceset ndërkombëtare p.sh. në anëtarësimin në BE, në Procesin e Berlinit, në Open Ballkan, në sanksionet ndaj Rusisë në kontekstin e sulmit rus kundër Ukrainës. Papajtueshmëria brenda klasës politike të Shqipërisë dëmton imazhin e mirë, por të paktën pas luftës civile të vitit 1997 çdo legjislaturë e Kuvendit u përmbush deri në ditën e fundit. Mjerisht situata e Republikës së Kosovës është ndryshe; atje pas Luftës së Kosovës çdo legjislaturë u shkurtua me zgjedhje të parakohshme.

Kur flasim për imazhin publik e shqiptarëve nuk është sekret se ky imazh ka vuajtur shumë nga veprimtaria e kriminelëve me kombësi shqiptare. Ky imazh negativ transmetohet në masmedia, në filma policore etj. Doemos duhet argumentuar se asnjë komb duhet të vlerësohet e gjykohet pas anëtarëve me të këqij – edhe ne gjermanët nuk duam të gjykohemi vetëm e vetëm pas kriminelëve nazistë. Por stereotipe të tilla vështirë të eliminohen.

Për fat të keq edhe vetë shqiptarët e fshehin identitetin e tyre kombëtar ndaj publikut gjerman. P.sh. tek ne ka shumë restorante italiane, greke, kroate etj. të cilat kanë pronarë shqiptarë të cilët nuk guxojnë të prezantojnë ndërmarrjen e tyre si restorant shqiptar me kuzhinë etnike sepse merakosen se publiku do ta shmangë.

Vox NEWS: Shqipëria ka jetuar për thuajse më shumë se 4 dekada në regjim komunist të udhëhequr nga Enver Hoxha. Cili është opinioni juaj lidhur me atë periudhë, mund të rendisni tri gjëra që u bënë mirë dhe tri të tjera që i sollën dëme vendit?

Michael Schmidt-Neke: Siç kam thënë më lart unë vizitova Shqipërinë për herën e parë në vitin 1975 – lidhja me Kinën ishte akoma e gjallë, dallgët e spastrimeve ishin kaluar. Pra, përshtypja e turistëve në përgjithësi ishte aspak e keqe për një vend të prapambetur në zhvillim të vrullshëm.

Propagandistët me të fuqishëm nuk ishin as shoqëruesit shqiptarë dhe as anëtarët e grupeve marksistë-leninistë; ishin disa zotërinj pleq, veteranë të luftës, të cilët morën pjesë në pushtimin e vendit 1943-‘44, zakonisht antikomunistë të regjur. Ata ishin entuziazmuar nga përparimet e arritura: “Ky Enveri, ky burrë i dheut, ai ka mbaruar dembelizmin me të cilin ishim mësuar ne dhe vërtet ka shndërruar vendin!”

Pra, kthesa historike e viteve 1990/91 ishte e domosdoshme, por shqiptarët nuk janë ngritur nga ferri në parajsë – as anasjelltas.

Mendoj se meritat me e rëndësishme e sistemit të PPSH-së janë:

- arsimi për gjithë popullin dhe shfarosja e analfabetizmit;

- krijimi i sistemit shëndetësor me efekte të thella në nivelin e jetesës dhe të jetëgjatësisë;

- emancipimi i gruas, edhe kur mbeti i pambaruar duke lënë gratë me barrën e dyfishtë të punës dhe të familjes.

Mëkatet me të këqija ishin:

- represioni i egër dhe çnjerëzor me vrasje, burgime, dëbime dhe internime si shtrembërim i konceptit të “luftës së klasave”

- ruajtja e familjarizimit tradicional - me gjithë propagandës së luftës së pandërprerë kundër zakonet e prapambetura - duke përçarë shoqërinë shqiptare në “familje të mira” dhe “familje të këqija” dhe duke ndëshkuar brez pas brezi shtresa të mëdha të popullit për “fajin” se kishin lidhje gjaku me ndonjë funksionar të një regjimi të rrëzuar, me ndonjë emigrant a refugjat politik a me ndonjë titullar komunist të rrëzuar

- izolacionizmi në vitet ’70-’80si mbivlerësim i potencialeve të një vendi periferik të zhvillohej “duke u mbështetur në forcat e veta” me rezultat shkëputjeje të ekonomisë së vendit nga përparimi teknologjik dhe të vendit nga proceset ndërkombëtare të kapërcimit të Luftës së Ftohtë.

Vox NEWS: Kemi gati 30 vjet në sistem pluralist, por demokracia dhe modernizimi i shtetit duket ende një mision i parealizuar. Si e gjykoni ecurinë e Shqipërisë në këto vite?

Michael Schmidt-Neke: Sigurisht vështirë të thuhet a ka kaluar tamam epoka e trazicionit në Shqipëri apo jo. Shumica e shqiptarëve kishin patur iluzione dhe shpresa jorealiste se kalimi nga socializmi etatist në kapitalizëm të shfrenuar do të shkaktojë menjëherë një përmirësim të dukshëm dhe të qëndrueshëm të kushteve të jetës. Gjynah se rezultati i zhgënjimeve të shumta ishin lufta civile e vitit 1997 dhe eksodi i forcave të reja dhe të kualifikuara të cilat tani mungojnë në rimëkëmbjen e vendit. Përdorimi i politikës për qëllime ekonomike mbetet rrënja e korrupsionit e cila rëndon në shoqërinë shqiptare.

Vox NEWS: Në krye të partive shqiptare ka ende drejtues që kanë dalë nga sistemi komunist, përse është kaq e vështirë shkëputja nga e kaluara?

Michael Schmidt-Neke: Ju e keni fjalën për rishfaqjen e Sali Berishës në skenë. Tragjedia e Berishës është se ai kurrë nuk diti të kuptojë kur ishte momenti i duhur për të lënë vend të tjerëve. Ai ka merita të padiskutueshme gjatë fazës së parë të tranzicionit, por si karakter karizmatik dhe autokrat Berisha vazhdon të mendojë se është i pazëvendësueshëm për vendin dhe për partinë e vet. Rezultati mund të jetë zhdukja e PD-së si forcë vendimtare në spektrin politik të vendit.

Vox NEWS: Ne jemi në rrugë për anëtarësim në Bashkimin Europian, por sa më shumë kalojnë vitet aq më e largët duket arritja e këtij objektivi. A mendoni se BE është duke e nënvlerësuar këtë proces ndaj Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit në përgjithësi?

Michael Schmidt-Neke: Siç dihet, BE-ja kalon një fazë të vështirë. Me daljen e Britanisë së Madhe ka humbur një anëtar të fortë, ekonomikisht dhe politikisht. Pra për politikanët është e vështirë të argumentojnë hapjen e BE-së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pjesa të mëdha të popujve në BE nuk janë aspak në favor të zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit; kanë merak se taksat e tyre konsumohen atje, me pasoja të rënda për sistemet tona sociale. Përvojat me anëtarësimin tepër të herët të Ballkanit Lindor (Rumania dhe Bullgaria) nuk janë motivuese, as sa përket ekonominë as sa përket politikën. Siç kemi parë në Francë dhe në vende të tjera, forcohen forca djathtiste të cilat refuzojnë projektin europian në përgjithësi.

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë marrë shpërblimin e duhur për përpjekjet e tyre. Është skandalozë se Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras nuk ishin nderuar me çmimin Nobel të Paqes, por përkundrazi ata ishin dënuar me fundin e karrierave të tyre për zgjidhjen e konfliktit rreth emërtimit të Maqedonisë.

Kam shpresë se debatet aktuale për anëtarësimin të Ukrainës me procese të shpejtuara do t’ia japin hov të ri edhe Ballkanit Perëndimor. Do të ishte plotësisht e pajustifikueshme kur Ukraina dhe Moldovia do të ishin ftuar në BE-në para vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vox NEWS: Ka një përpjekje të vendeve të Ballkanit (përjashto Kosovën) që kanë ndërmarrë një nismë të quajtur “Ballkan i Hapur”. Si e shikoni ju këtë dhe kush përfiton realisht prej saj?

Michael Schmidt-Neke: Shtetet e Ballkanit, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, janë të vogla me potenciale të kufizuara ekonomike. Nuk ka alternativë ndaj bashkëpunimit rajonal, pavarësisht nga mosmarrëveshjet e njohura. Duhet të marrë fund mentaliteti i prapambetur ballkanas: “Unë jetoj më mirë kur komshiu im jeton më keq!” Jo vetëm brenda BE-së por edhe në fazën para hyrjes në BE interesat e përbashkëta në ekonomi, në infrastrukturë e energjetikë, në turizëm duhen ndjekur. Pra, më vjen keq se udhëheqja kosovare denoncon “Ballkanin e Hapur” si “Jugosllavi të re”.

Vox NEWS: Vitet e fundit e kanë faktorizuar kombin shqiptar në Ballkan si kurrë ndonjëherë më parë. Aktualisht kemi dy shtete shqiptare, kemi tre kryeministra shqiptarë dhe tre kryetarë parlamentesh gjithashtu shqiptarë. Mendoni se ka ardhur momenti të diskutohet për bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm?

Michael Schmidt-Neke: Bota po përjeton krizën me të thellë pas krizës së Kubës 60 vjet me parë. Askush prej nesh nuk di a mos jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore rezultati i së cilës do të jetë shkretëtirë bërthamore. Kufijtë e botës nuk janë përfundimtare, por të përhershme, por në situatën aktuale çdo përpjekje ta shndërrosh në mënyrë të njëanshme do të ishte lojë me zjarr afër një fuçie baruti.

Nuk mund të përjashtohet se të gjitha palët mund të gjejnë një konsensus afatgjatë me të cilin ndryshohet statusi aktual i Bosnje-Hercegovinës dhe si pasojë edhe statusi i Kosovës. Por për momentin ruajtja e statusit në ambientin shqiptar është në favor të shqiptarëve. Çdo megalomani nacionaliste mund të përfundojë në humbjen e arritjeve të dekadave të fundit.

Vox NEWS: Nëse do ju pyesja për emra konkret kush është politikani që ka drejtuar shtetin shqiptar këto tre dekada që ju e vlerësoni më tepër?

Michael Schmidt-Neke: Unë vlerësoj dhe kam respekt për çdo politikan e çdo politikane që mbron demokracinë dhe angazhohet për mirëqenien e shtresave të paprivilegjuara.

Vox NEWS: Si i shikoni marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, tashmë që kemi një kancelar të ri?

Michael Schmidt-Neke: Kancelari ynë Olaf Scholz tani ka vizituar disa vende të Ballkanit dhe ka kërkuar një dinamikë të re në anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE; e ka përsëritur këtë qëndrim edhe gjatë vizitës në Kiev.

Në përgjithësi politika jonë e jashtme është mjaft konsensuale; rrallë ka konflikte brenda partive tona demokratike në këtë fushë. Pra, politika e jashtme e qeverisë Scholz ndaj Ballkanit nuk do të ketë dallime të mëdha ndaj qeverisë Merkel (Scholz ka qenë zëvendëskancelari i Merkelit).

©Copyright Vox News

This article is exclusive to Vox News, enjoys copyright under Law no. 35/2016, "On copyright and related rights". The article can be republished by other media only by quoting Vox News and at the end the source link is placed, otherwise any violator will be held liable under Article 178 of Law No. / 35/2016.


Video