The Great Queen Elizabeth and us!

2022-09-09 15:09:43Pikëpamje SHKRUAR NGA ARTAN FUGA
The Great Queen Elizabeth and us!
Queen Elizabeth

I am not a conservative at all when it comes to the Albanian case. As a numerically small nation, a country with a small territory, we don't want to have a king-king, because he would be a foreigner, or he would gather his roots and run away with the first storm in the port of Durrës. , or a palace narcissist fart, nothing more!

But this does not mean that from the sciences and political philosophy, starting from Machiavelli, from Hobessi, from these great philosophers of the European Renaissance, I do not appreciate the greatness of a true kingdom, in a commonwealth of peoples where the Sun never sets.

These came to my mind last night when in an instant, still awake, I learned of the passing from us of the Great Queen, Elisabeth II.

Sadness, I knew immortal, I wished that the impossible had happened, what the urban mythologies said, as if she had an extraterrestrial origin!!!

Great sadness! But also a moment of reflection!

Today, there is no lack of journalists in the international media to present her with all the magnificence of her 70-year reign. A King is not a street demagogue who the less he stays in power the better. A Great Queen gets better the more years she spends on her royal throne. It's like old wine that gets better with time!

Por ka edhe ndonjë gazetarucë të huaj që nuk kupton asgjë çfarë ishte e madhja Mbretëreshë, dhe thotë se ajo ishte si një gjyshe bonaçone e kombit. Po, patjetër, kishte zemër të madhe, por ajo nuk ishte atje thjesht si gjyshe e vjetër që e bëjnë deputete për ta tallur, apo thjesht për demagogji dhe ajo nuk e kupton dot!

Froni i Elizabetës këtë shekull, ndofta fakti më i madh politik që tejshkoi dy shekuj, mbështetej në një traditë katërqindvjeçare, kur në shekullin e 17-të landlordët, pronarët e tokave, në Angli, nisën t’i japin tokat për të mbjellë bar për delet, dhe me leshin e deleve, të punonin fabrikat tjerrëse në qytete. Pak a shumë! Që këtu u thur edhe kompromisi i madh midis fisnikëve të tokave dhe burgerëve, tregtarëve, industrialistëve të qyteteve. Këtu ndodhi Kompromisi i Madh midis tyre që në një farë mënyre ruajti edhe mbretërinë, por edhe një parlament të fortë të zgjedhur nga populaca laramane urbane.

U bë kompromisi midis Njëshit gati hyjnor dhe shumicës së njerëzve të vdekshëm!

Këtej edhe fakti që punëtorët e qyteteve nuk ranë preh e ideologjive totalitare naziste, fashiste, bolshevike për të çuar në diktatura. Klasa sunduese ishte e fortë, kurse punëtorët nuk gjenin dot aleatët në fshatarësi, sepse fshatarët kishin vajtur në qytet.

Mbretëresha Elizabeth ishte simboli i ndarjes së vërtetë të pushteteve në botën moderne, nuk ishte thjesht një gjyshe e mirë që kryeministrat e vet ta merrnin për hunde a ta tallnin duke e bërë lolo!

Ajo nuk zgjidhej nga shumica parlamentare, nuk caktohej nga partia në format më të shëmtuara, qesharake, dhe groteske, nuk ishte pushtet që lindte nga allishverishe politikanësh që shkonin gjenin ndonjë gjyshe duke luajtur yç për ta bërë të parin e shtetit, nuk ja kishte askujt borxh moral pushtetin e saj, nuk kishte asnjë pushtet ekzekutiv; por ama kishte tjetër. E para, pavarësinë që i vinte nga tradita monarkike e trashëgimisë të padiskutueshme, nga fakti që ishte mbështetur mbi një status social dhe ekonomik që nuk kishte Zot t’ia trondiste, nga arsyeja që ajo jepte bekimin e vërtetë që një kryeministër ta merrte mandatin, gjyqtarët e lartë, etj.

Ajo kishte aq shumë saqë nuk mund të arrihej nga demagogët mistrecë në luftën e tyre për pushtet. Këta mund të kishin parlamentin, qeverisjen, por kurrë Fronin e paluajtshëm të pushtetit. Por, edhe Mbretëresha e Madhe i kishte të gjitha, por nuk kishte diçka: Nuk mund të qeveriste, pra asnjë pushtet ekzekutiv! Kjo ishte ndarja e madhe, reale, e pushtetit!

Ekzistenca e saj bënte që asnjë kryeministër të mos kujtonte se ishte Zot! Mbi të kishte një Diell që ishte Zot, por që nuk kishte pushtet ekzekutiv. Kishte një pushtet shumë më të madh sesa aq! Dhe pushteti ekzekutiv të bën të kujtosh se je Zot, servilët të shohin si Zot, duke të urryer thellë-thellë. Dhe aty përfundon pastaj gjithçka!

Ja pse masa popullore e adhuronte Mbretëreshën e Madhe tamam si në përrallat e magjishme të Andersenit me mbretër! Ja pse Mbreti i Madh ka shanset të bëhet Mik i Popullit, pikërisht për ta mbrojtur popullin e vet nga ata që ky popull zgjedh si deputetë, si ministra, a si kryeministra!

Thashë unë nuk jam ruajalist në Shqipëri, por kjo nuk më bën që të mos vlerësoj një mbret të vërtet më shumë se një milion demagogë mistrecë histerikë që manipulojnë turma për të marrë pushtet dhe u bërë zot në vend të Zotit!

Problemi i madh për ne shqiptarët nuk është të kujisemi dhe vajtojmë me hipokrizi për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës së Madhe. Vepra e Saj nuk humbet kurrë, veç sa mbulohet në trutë tanë të vegjël nga tekste shkolle mizerabël në histori dhe filozofi që i kanë shpëlarë trutë rinisë dhe gjithë popullit.

Sot është dita të mendojmë sesa e trishtë është për ne shqiptarët, ajo që po na shkatërron si komb, mosndarja reale e pushteteve. Kryetari i partisë që ka shumicën në zgjedhje, kryetari i parlamentit, kryeministri, presidenti, shefi i policisë, kryegjykatësi, ai që drejton mediat, kryetari akademisë të shkencave, avokati i popullit, etj.etj., janë në thelb i njëjti person. Thashë person jo njeri, sepse ky person përbëhet fizikisht nga shumë njerëz, por në thelb është i njëjti. Kështu ka qenë dhe kështu është. Ka qenë jo vetëm në këto tridhjetë vjet, por edhe në 50 vjet para këtyre 30 vjetëve, edhe më parë, edhe më parë.

Prandaj ka pasur edhe shqiptarë, ndofta konservatorë, që mbretëruc për mbret, më mirë kanë dashur një Sulltan të vërtetë dhe larg, sesa një sulltanuc afër!

Këto janë paradokset e historisë sonë!

Shqipëria nuk ka nevojë për një mbretëruc që në një çast tha apo thotë: Tani mbreti jam unë! Pavarësisht se mbreti i dikurshëm mustaqespicë ka bërë edhe plot gjëra të mira. Shqipëria nuk ka nevojë për mbretuc, por ka nevojë për mbretëri. Por dale, dale, mbretëri mund të kemi, por nuk kemi dot kurrsesi një mbret! Nuk po flas të jetë si Elizabeth e Madhe sepse Ajo ishte gati hyjnore, por edhe dikë njëmijë herë më të vogël!

E pamundur! Sepse te ne nuk është ajo traditë e kompromisit të madh midis fisnikëve dhe burgerëve, etj, etj!

Thomas Hobbesi gjigand ka vërtetuar, po ashtu si Njutoni i madh vërtetoi ligjin matematik të tërheqjes universale, se një shtet “dridhet” si qen i tërbuar, kurrë ka nevojë për mbretëri, por nuk bëhet dot mbretëri. Si qeni që do ujë, por nuk pi dot ujë dhe çmendet, kafshon të Zotin, spërdridhet rreth bishtit të vet, dhe pastaj plandoset në tokë me jargë në buzë. Jargë të bardha!

Ne në fakt jemi rasti më i tmerrshëm! Në dekada të tëra që nga 1912 nuk kemi qenë formalisht mbretëri, por në fakt pushteti ka qenë mbretëri jo kushtetuese. Jo kushtetuese në kuptimin mbretëri e paligjshme! Kemi pasur në pushtet mbretëror të pashpallur, ose të vetëshpallur kur Mbreti shef veten në pasqyrë çdo mëngjes!

Pra kemi pasur mbi shpinë dhe luftën për pushtet, edhe pushtetarin e zgjedhur që pastaj ka përvetësuar pushtetin si me qenë Monark, por i paligjshëm, kemi pasur edhe revoltën e demagogëve ose të sinqertëve që kanë dashur të hedhin me kokëposhtë monarkun jokushtetues. Prandaj udhëheqësit tanë shpesh kanë përfunduar duke u përmbysur, duke u urryer, duke u gremisur shkallëve të pallateve të brigadave (hahahaha edhe pallat mbretëror edhe i brigadave), dhe jo duke u ndarë nga jeta mes respektit të thellë, përuljes, kujtimit hyjnor, sikurse anglezët, popujt e komunuelthit, popujt e mënçur të botës ndahen këto ditë nga Elizabeth e Madhe!

Çfarë kombi, çfarë shteti, çfarë Mbretëreshe!

So cry, but not for him! Our tears cannot reach Him, the Divine, the extraterrestrial! We are too small for our little sparks to go to the "ears" of Her Spirit! As at every death let us weep for our old lot. We mourn for ourselves!

There will be those who have never shared power who will speak to us these days about Him, Divine, He who was the symbol of the separation of powers!

But, it is not a fatality! The future comes out of the days of sadness! In the days of mourning, one begins to think that of course one cannot reach perfection, but there is a possibility to improve. The first step is to understand where the rabbit sleeps.

Today, with Her Majestic, calm, noble departure, Elizabeth the Great calls to us: O real separation of powers, or you will suffer like a mad animal. As predicted by the great Newton of political science, Sir Thomas Hobbes!


Oligarch

Read
Lutfi Dervishi / 2022-08-30 15:25:13Point of Views

Video