History and patriotism chose Ismail Qemali, nature and history chose Vlora

2022-11-27 13:37:58Pikëpamje SHKRUAR NGA REXHEP QOSJA
Rexhep Qosja

Happy November 28.

How very important, how very deserved, how very great he became with the greatest historical work: with the declaration of Albania's Independence.

To do what will be done in the history of their people, the patriotism and history had prepared them. He was wise and dignified, determined and big-hearted, brave and prudent, principled and far-sighted. Clear judgment, austere demeanor and impressive eloquence made his personality superior and fascinating. With his united action he was the master of situations and the master of time.

Thanks to such virtues, he will become the leader of the Albanian National Movement in its most decisive moments.
Clear mind, great political experience and manly determination will make it possible for him to choose the day and choose the place for the announcement of his major work: for the announcement of the independence of Albania.

And this day was November 28, 1912. And this place was heroic Vlora.

On this day and in this place, he gathered the delegates from all the Albanian provinces, who declared Albania "independent, free and independent" in all Albanian lands. But the Conference of ambassadors in London in 1913 gave Albania more than half of the lands and more than half of the Albanian population on November 28, 1912. The Balkan neighbors and the great powers, however, failed to take the idea of ??united Albanians from the Albanian people, which has moved Albanian history throughout the 20th century and continues to move it today, in the 21st century.

The fruit of this idea that has moved Albanian history will be the Kosovo Liberation Army, which with its heroic struggle and with the support of the US and NATO forces, will finally liberate Kosovo from the occupation of Serbia and Yugoslavia.

The descendants of Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Hasan Prishtina and other delegates of the Assembly of Vlora have today two "free, free and non-dependent" states - Albania and Kosovo. Their idea of ??a national state is thus partly made. But if history has given them the right and their national idea – ethnic Albania today is only partially realized, it can be hoped that it will inevitably be fully realized.

Ismail Qemali në historinë e popullit shqiptar mbetet përgjithmonë i shënuar si Shtetari, që themeloi Shqipërinë shtetërore me kufijt që ajo ka sot; si Profeti i madh i Shqipërisë etnike, çfarë do të jetë ajo nesër; si Demokrati liberal, që e filloi qeverisjen demokratike në jetën kombëtare dhe si Njeriu, që dhuntinë e tij politike e përdori në mënyrat më të denja për punët më të rëndësishme të popullit të vet - domethënë mbetet i shënuar si Personaliteti, që ka kryer mision prijës e parathënës në këtë histori. Është e kuptueshme pse pikërisht populli, njerëzit e thjeshtë me të cilët është përnjësuar ai, e kanë vlerësuar aq bukur këtë mision kur e kanë kënduar në vargjet

O ti je Smail Qemali
Pas teje vjen historia.
------------------------------------------------------------------
NATYRA DHE HISTORIA PËRZGJODHËN VLORËN

Vlora është qyteti i Bukurisë dhe Vlora është qyteti i Lavdisë shqiptare. Dhe, këtë Bukuri që bashkon det dhe tokë Vlorës ia ka dhuruar Gjeografia. Dhe, këtë Lavdi , që bashkon të shkuarën dhe të përtashmen, Vlorës ia ka dhuruar Historia.

Gjeografia dhe Historia, ndër të gjitha qytetet shqiptare, e përzgjodhën Vlorën që të jetë Mendja dhe Zemra Bashkuese shqiptare më 28 nëntor 1912.

Gjeografia e Historia e përzgjodhën Vlorën që pikërisht ajo të bëhet edhe çka u bë në historinë e re të popullit shqiptar edhe për disa arsye: pozita gjeografike e bënte më të përshtatshme për ngjarjen e madhe që do të ndodhë aty; visoret e saj, kështjella e saj dhe bregdeti i saj e bënin natyrshëm më të mbrojtur prej rreziqeve që mund t’i kanoseshin ato ditë; traditat e burrërisë dhe trimërisë së banorëve të saj e të rrethinave të saj ishin premtimi më i sigurt për mbrojtjen e personaliteteve historike që do të vijnë aty dhe të veprës së madhe historike që do të krijojnë ata.

Por, Gjeografia dhe Historia e përzgjodhën Vlorën për të kryer misionin historik që do të kryejë dhe për një arsye tjetër të madhe: edhe për arsye se ajo ishte qyteti ku kishte lindur Burrështeti i saj i madh: Ismail Qemali.

E vlonjati Ismail Qemali ishte ai të cilin nëna natyrë e kishte përgatitur për t’u bërë çka do të bëhet ai në historinë e popullit shqiptar: ai ishte prijësi i lindur për kohën në të cilën do të merreshin vendimet historike për fatin e popullit shqiptar.

Ai ishte i parimshëm dhe i dinjitetshëm, i vendosur dhe zemërgjerë, i guximshëm dhe i matur, largpamës dhe parashikues. Gjykimi i tij i qartë, sjellja e tij e avashtë, gojëtaria e tij përshtypjebërëse e bënin sipëror dhe magjepsës personalitetin e tij. Me veprimet e tij të njësuara dhe me mendimet e tij parathënëse ai ishte zotëruesi i situatave dhe, siç është thënë bukur për të, zotëria i kohës.

Me të gjitha këto virtyte ai ishte prijësi i mezipritur, që po i dhurohej popullit shqiptar. Në sajë të cilësive të sipërthëna ai do të arrijë të bëhet prijësi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në çastet më vendimtare të saj.

Dhe, pikërisht ky prijës i madh do të jetë në gjendje që më 28 nëntor 1912, në Vlorë, të mbledhë rilindës e atdhetarë të tjerë, mendimet dhe veprimet e të cilëve përcaktoheshin prej vlerash morale e shpirtërore e jo prej leverdish lëndore.
Atë ditë në Vlorë u bashkuan ata mendimet dhe veprimet e të cilëve prëcaktoheshin prej idealit të madh: që ta bëjnë Shqipërinë të lirë dhe që ta bëjnë Shqiptarin zot në vendin e vet.

Atë ditë, në Vlorë, këta idealistë ngritën flamurin kuq e zi, me shqiponjën dykrenore, si simbolin e Shqipërisë së rilindur pas aq shekujsh.

Dhe, atë ditë, në Vlorë, këta idealistë mbajtën Kuvendin me delegatë të ftuar prej të gjitha krahinave shqiptare.
Atë Kuvend, në të cilin një numër i delegatëve nuk arriti kurrë për shkak të luftërave që po bëheshin në Ballkan dhe në tokat shqiptare, e drejtoi vonjati i madh, Ismail Qemali.

Dhe, në atë Kuvend u shpall Shqipëria ”më vehte, e lirë dhe e mosvarme”, e përbërë prej të gjitha trojeve në të cilat shqiptarët ishin popullsi e vetme a shumicë e madhe etnike, që brezat e ardhshëm gjithnjë do ta quajnë Shqipëria etnike.
Në atë Kuvend u krijua Qeveria e parë e Shqipërisë së pavarur, e përbërë prej ministrash të cilët mbi pasurinë, mbi mirëqenien dhe mbi jetën e tyre kishin vënë Atdheun dhe Popullin e tyre.

Dhe, i parë i këtyre ministrave u zgjodh vlonjati i madh, Ismail Qemali.

Duke filluar prej asaj Ditë të madhe, më e madhja në historinë e tyre, shqiptarët mblidhen në Vlorë dhe e kremtojnë 28 nëntorin 1912.

Tani, me 28 nëntor, shqiptarët nuk mblidhen dhe nuk kremtojnë si republikanë, socialistë a demokratë; as si toskë a gegë; as si katolikë, ortodoksë a myslimanë; në Vlorë, për kujtim dhe nderim të 28 nëntorit, shqiptarët mblidhen dhe kremtojnë vetëm si shqiptarë. Si shqiptarë të bashkuar, që pashmangshëm do ta bëjnë Shqipërinë e Bashkuar - Shqipërinë etnike.

Me idenë e bashkimit në mendje dhe në zemër ata e përmbushin amanetin e paraardhësve të lavdishëm që gjithë ç’patën e flijuan për pavarësinë e Shqipërisë.

That was how the last 28 Novembers were.
This will be the next 28 November.
That's how it will always be.
It will be like this until it is Vlora and Vlora will always be.

No one will ever be able to take this great, national historical role from Vlora. Never. Because History and Geography have given Vlora that great, national historical role. Because that great, national historical role of Vlora is in the mind and in the heart of all Albanian patriots, as was its poet, who sang in their name:
I have Vlora and Vlora thelp in my heart.

In the morning I have Light, at night I have Dream.

Video