U lënduan në protestën e opozitës, Hoxha dhe Proda vizitojnë policët

2024-10-07 22:19:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U lënduan në protestën e opozitës, Hoxha dhe Proda vizitojnë policët

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda kanë mbërritur tek spitali i Traumës për të vizituar policët e lënduar.

Policia e Shtetit njoftoi më herët se janë dëmtuar 10 punonjës policie si pasojë e molotovëve dhe lëndëve piroteknike të hedhura drejt institucioneve dhe selisë së PS-së gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e sotme.

Uniformat blu bënë me dije se kanë marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Video