From the boxer who was the target of the Don Bosco assassination attempt by Ervis Martinaj's men. The show "Në Shënjestre" has built the profile of Fatjon Murat, the person who was caught with an arsenal of weapons and who is suspected of being the target of the assassination attempt a few days ago in Don Bosco.
Profile of Fation Murat
But what is Fatjon Murat's enmity with Ervis Martinaj's group and why do the latter demand his elimination at all costs?
Why did Murat, once a boxer with a bright future, who aspired to be a world champion in professional boxing weights, turned into an exponent of crime?
What is his connection with the Fushë-Kruja massacre of Brilant Martinaj and his friends?
And why was he kept close by Endrit Dokle, another declared enemy of Ervis Martinaj for whom the latter, according to Nuredin Duman's testimony, had paid large sums of money to eliminate Dokle?
Are Duman's confessions themselves, the ones that are reopening the scores between the gangs?
How was Fatjon Murati arrested in the car of Endri Dokles and how was he able to escape the cell thanks to the controversial decisions of the court, going under house arrest, an arrest that he broke on January 19, 2023, leaving Albania through the border points?
According to the information provided by the show "Në Shënjestre", Fatjon Murati, in whose bar the massacre took place with 1 killed and 6 injured, including a 10-year-old girl, was not an unknown name in the files of the Police State.
He was in the summer of 2022, one of the most wanted persons for the triple execution that took place in the Fushë-Kruja Overpass, where at noon on July 17 of this year, Brilant Martinaj and his two friends, Dikler, lost their lives in an ambush Vata and Besmir Hoxha.
Listë në të cilën Murati nuk ishte i vetmi i dyshuar në kërkim, pasi bashkë me të, policia e Krujës, kërkoi të marrë në pyetje edhe miqtë e tij, Endrit Dokle, Ramazan Rraja, Gentian Reçi, Rohan Brahimi dhe Alesio Dobrozi.
Të gjithë persona të njohur për rrezikshmërinë e tyre të lartë, për të cilët policia kërkonte jo vetëm dëshminë e tyre, por edhe kishte shpallur njoftim në pikat e kalimit kufitar që nëse ata paraqiteshin në dalje apo në hyrje të shoqëroheshin për t’u pyetur në lidhje me masakrën e Fushë-Krujës.
Por ndërsa policia kishte shpallur një njoftim të tillë, duket se Fatjon Murati ishte në Shqipëri.
Kjo, pasi ai u arrestua pikërisht në makinën e Endrit Dokles, ish-kreut të njërit prej fraksioneve të Bandës së Durrësit, të liruar me kusht.
Dokle po udhëtonte me familjen e tij, kur u ndalua nga policia dhe në makinën e tij u gjet Fatjon Murati, 33-vjecari cili u arrestua pasi dyshohej si posedues i armëve të zjarrit të gjetura në një kompleks rezidencial në kryeqytet, bazë armatimi për të cilën më herët ishte arrestuar edhe 25-vjeçari nga Laçi, Kristian Gjini.
Por ajo që e fundosi Fatjon Muratin, ishte një gjurmë papilare e gjetur në një nga armët e fshehura në banesën që Kristian Gjini, kishte marrë me qira.
Avokatja e Fation Muratit tha se ky i fundit thjesht e ka prekur armën në një ambient kafeneje, duke e larguar nga tavolina, ndërkohë që prokuroria tha se gjurma e gishtave të Muratit u gjend edhe jashtë valixhes që mbante këtë armë.
“Arma është mbajtur, transportuar dhe më pas është gjetur në një valixhe të vogël, të posaçme për mbajtjen e armës pistoletë. Gjurma papilare e cila ka rezultuar shkencërisht se i përket personit nën hetim, është gjetur pikërisht mbi sipërfaqen e jashtme të kësaj valixheje.
Egziston dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim ka konsumuar veprën penale për të cilën dyshohet. Ndaj është e nevojshme vendosja e një mase sigurimi pasi ka rrezik që i dyshuari të largohet për t’ju shmangur hetimit. Po kështu qëndron dhe rreziku që personi nën hetim të kryejë një krim të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohet, pasi ka rrezikshmëri të lartë s”oqërore”, deklaronte prokuroria.
Por ndërsa Murati u vu në pranga për këtë vepër penale, ashtu si shumë të tjerë të ngjashëm, edhe ai do të luante lojën e tij me drejtësinë, në këtë rast me drejtësinë e re, të dalë nga Vettingu.
Gjyqtarja Migena Laska caktoi ndaj Muratit masën e arrestit me burg, pasi e cilësoi si një person me rrezikshmëri.
Ndërsa me bujë prokuroria sekuestroi pasurinë e tij me vlere 5 mln euro.
Pasuri e cila dyshohej se rridhte nga aktiviteti kriminal ku 33-vjeçari ishte përfshire në Itali, fillimisht duke kryer vjedhje ne kuadër të grupit kriminal e më pas duke trafikuar drogëra të forta.
Masa e arrestit për të u konfirmua nga Gjykata e Apelit në tetor të 2022, tri muaj me vonë, po gjyqtarja Migena Laska ndryshoi qendrim.
E njëjta gjyqtare e dërgoi nën arrest shtëpie të dyshuarin me pretendimin se ai nuk ishte i rrezikshëm.
I dyshimtë mbetet qëndrimi i prokurorisë, që gjatë seancës për zbutjen e së masës së sigurisë se Murati nuk ka precendentë të mëparshëm, ndërsa injoron faktin se ndaj tij autoritetet italiane kishin firmosur disa masa sigurie për akuza të rënda
Gjykata teksa anashkalon këto fakte, duket se iu jep shumë vlere pretendimeve të të dyshuarit që nuk ka precedentë të mëparshëm penale, ndërsa ka rrethana lehtësuese në familje.
Ai pretendon përmes Avokatit se prej disa kohësh është në një marrëdhënie bashkëjetese me partneren e tij, marrëdhënie nga e cila ai ka edhe një fëmijë të mitur.
Ai i paraqiti si provë gjykatës një “Raport Vlerësimi Psikologjik”, bazuar në të cilin rezulton se bashkëjetuesja e Muratit, në kushtet konkrete, duke u ndjerë e vetme në rritjen dhe edukimin e fëmijës së tyre, dhe duke qenë në rrethana të vështira e të rënduara psiko-emocionale, aktualisht ndodhet në situatë shumë delikate jo vetëm në kuadër të shëndetit të saj mendor apo psikologjik.
Ky fakt e vendos atë në kushte tepër të vështira dhe problematike sa i përket aftësisë së saj për të mbajtur, për të rritur, edukuar dhe për t’iu përgjigjur fëmijës së tyre të mitur në të përditshmen për çdo nevojë, kërkesë, në kushtet në të cilat ajo ndodhet.
Më tej Fatjon Murati thotë se ka humbur babanë e tij prej disa vitesh dhe ai rezulton se është i vetmi person i cili mundet të kujdeset dhe mund t’i qëndrojë pranë e t’i përgjigjet nënës së tij tashmë në një moshë të thyer, për çdo nevojë, dhe shqetësim.
Por, Fatjon Murati, nuk ishte kaq i parëndësishëm në botën e krimit.
Madje ai e kishte nisur punën e tij që herët, duke krijuar një pasuri për tu pasur lakmi, gjë që dokumentohet edhe nga CV-ja e tij e pasur që pasqyrohet në kërkesat e gjykatave italiane, ndaj personit të tij.
Pasuri të cilat ai dyshohet se i kishte vënë gjatë punës së tij në trafikimin e lëndëve narkotike në Itali, ccka rezulton edhe në skedimin e tij nga autoritetet e këtij vendi, nga ku del se ndër tjera. organizata kriminale ku bënte pjesë Fation Murati më herët kishte kryer edhe vjedhje në Itali.
Fation Murati rezulton i kërkuar në nivel kombëtar pasi më datë 31 Tetor 2015 për evazion nga masa alternative në burg, nëpërmjet masës së vendosur nga Gjykatësi për Hetimet Paraprake të Gjykatës së Trevizos;
Pasi më datë 7 Nëntor 2015 Gjykata e Trevizos ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të ‘Pranimit të mallrave të vjedhura’, ‘Posedim abuziv të armëve’, ‘Trafikim të lëndëve narkotike’.
Më datë 26 Prill 2016 Gjykata e Venecias ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të ‘Pjesëmarrjes në krime’ dhe më datë 26 Korrik 2017 në përfundim të aktivitetit të quajtur ‘Cosmopolis’ në kuadër të procedimit penal pranë autoriteteve gjyqësore të Padovas, është raportuar për veprën penale të ‘Trafikimit të kokainës’.
Nga analiza në tërësi e provave dhe akteve të administruara nga hetimi paraprak rezulton se këto pasuri të luajtshme/të paluajtshme janë në zotërim të drejtpërdrejtë të subjektit hetimor Fation Murati si dhe familjarëve të tij.
Pasuria marramendëse e vënë nga Fation Murati, u evidentua edhe në momentin e parë të arrestimit, ku prokuroria i sekuestroi prona të patundshme në vlerën 5 milionë euro
Por Fation Murati, ndoshta duke nuhatur se mund të ishte objekt i një sulmi të afërt të mundshëm, mesa duket zgjodhi të largohet nga Shqipëria edhe pse ai ishte ende në një proces gjykimi për armëmbajtje pa leje.
Ai u kërkua të merrej në pyetje menjëherë pas masakrës që ndodhi në lokalin e tij, por nuk ndodhej në vilën e tij luksoze.
Kjo rriti dyshimet te policia se ai është arratisur jashtë vendit.
Ai dyshohet se u largua pak orë para masakrës drejt Prishtinës, por ndërkohë që grupi hetues po vazhdon hetimet intensive në lidhje me masakrën e mbrëmjes së 12 marsit në Don Bosko, burime pranë emisionit ‘Në shënjestër’, bëjnë me dije se në përgjim janë vënë edhe personazhe që bëjnë pjesë në grupin e Ervis Martinaj, ata që besohet se fshihen pas atentatit të fundit, që mund të jetë kryer si një formë hakmarrje ndaj vrasjeve të ndodhura në disa qytete, ku në shënjestër kohë pas kohe kanë qenë viktima njerëzit e Ervis Martinaj, të cilët u eliminuan më së shumti përgjatë dy viteve të fundit.
Ndërkohë që policia po heton disa nga njerëzit që kanë patur miqësi dhe lidhje me mbretin e lojërave të fatit, të cilët rezultojnë që prej zhdukjes pa gjurmë të tij se ishin tërhequr dhe nuk shfaqeshin më në publik.
There are strong suspicions that they have regrouped during these months to strike back at their opponents.