Is this police force professional and capable of handling violen...
/ 2026-10-16 18:54:07Focus

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për sanksionet e SHBA për ish-deputetin socialist Aqif Rakipi.
“Bashkë me Tom Doshin dhe Vangjush Dakon, Rakipi është një nga mekanizimet e masakrës zgjedhore. Një nga individët siç e tregon dhe SHBA, që ka blerë vota për hesap të Edi Ramës. Sot Edi Rama ndjehet i vetëm.
Janë njerëz që me anë të blerjes së votave, kanë tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. S’duhet të harrojmë pavarësisht mekanizmat e 25 prillit. Diferenca mes Edi Ramës dhe Opozitës ishte e barabartë me 2 mandatet që mblodhi Aqif Rakipi”, u shpreh Basha që nuk e përmendi të ndëshkuarin tjetër, biznesmenin Ylli Ndroqi.