Nëna e lindi foshnjën dhe e futi në valixhe, reagon policia e Korçës

2022-05-02 09:14:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nëna e lindi foshnjën dhe e futi në valixhe, reagon policia e
Ngjarja makabër në Korçë është kthyer në dramë

Ngjarja makabër në Korçë është kthyer në dramë. Foshnja e pajetë e cila u gjet brenda valixhes në banesën në lagjen numër 15 në Korçë, u gjet nga bashkshëshorti i gruas, me inicialet K.A.

Ky i fundit, ishte rikthyer nga emigracioni në Greqi ditën e djeshme. Ai u përball me një ngjarje horror brenda banesës së tij.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë. Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë


Video