Ishte duke pirë kafen e mëngjesit, si u ekzekutua Nazmi Budlla në Shkodër

2022-04-12 08:56:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ishte duke pirë kafen e mëngjesit, si u ekzekutua Nazmi Budlla në

Qyteti i Shkodrës është zgjuar me atentatin ndaj një personi, emri i të cilit nuk ishte i panjohur për policinë.

Nazmi Bandulla është vrarë me armë zjarri pranë banesës së tij gjatë kohës që ishte duke pirë kafen e mëngjesit. Vrasja ka ndodhur në lagjen Partizani në Shkodër.  Dyshohet paraprakisht se është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë.

Më pas ekzekutorët, janë larguar në drejtim të paditur. Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon në zbardhjen e detajeve të tjera.

 


Video