Atentat ndaj djalit të një polici burgjesh

2022-04-16 12:53:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Atentat ndaj djalit të një polici burgjesh

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Shijak mesditën e së shtunës.

Nga një makinë në lëvizje është qëlluar me armë në drejtim të një kamionçine që drejtohej nga Orlando Petkolës, djali i një polici burgjesh. 

Mësohet se nga ngjarja Petkola u ka shpëtuar plumbave dhe nuk është plagosur.

Drejt skenës së krimit ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet për ngjarjen. Deri tani nuk dihen motivet e atentatit.


Video