Elisa Spiropali thyen heshtjen pas përjashtimit nga PS

19 Nëntor 2026, 19:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Elisa Spiropali thyen heshtjen pas përjashtimit nga PS

Elisa Spiropali do japë një intervistë mbrëmjen e sotme, pas përjashtimit nga PS në Asamblenë e së shtunës. 

Ajo do jetë e ftuar në TCH, në emisionin Top Story me Grida Dumën.

Spiropali u përjashtua nga forumet drejtuese të PS-së në Asamblenë e partisë që u mbajt të shtunën e shkuar në Gjirin e Lalzit.

Prej muajsh, Spiropali, ish-kyreparlamentare dhe ministre, ka qenë një ndër zërat më kritikë brenda Partisë Socialiste. 

Ndaj dhe Edi Rama vendosi ta përjashtojë atë nga forumet drejtuese të partisë.


Video