“Lidhja” 18 vjeçare e Teutës (së Albchrome) me biznesmenin turk ...
16 Nëntor, 20:39Fokus

Elisa Spiropali është shfaqur në sallën e Kuvendit, vetëm pak ditë pas përplasjes së fortë me kryeministrin Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Deputetja socialiste ka hyrë në sallë në një moment kur diskutimet për projektbuxhetin e vitit 2027 vijonin, por pjesa më e madhe e deputetëve, si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita, ishin larguar, duke lënë pas një numër të madh karrigesh bosh.
Spiropali është drejtuar drejt vendit të saj të zakonshëm, ku është ulur për të ndjekur vijimin e seancës.
Ajo u tha se u përjashtua nga forumet dhe grupi parlamentar i PS, gjatë mbledhjes së Asamblesë socialiste, por me sa duket nuk ka asgjë ende zyrtare, përderisa sot u ul mes socialistëve.