Rama për paketën fiskale: Ja si ndikon te pagat!

18 Nëntor 2026, 11:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama për paketën fiskale: Ja si ndikon te pagat!
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, u ndal te ulja e TVSH-së për disa nga produktet e shportës. 
 
Për tregtarët, Rama paralajmëroi masa nëse do të ketë “futje në xhep” të parave që duhet të reflektohen si ulje për qytetarët.

Rama: Sot na jepet mundësia që falë reformave dhe punës së madhe të bëjmë lehtësime që nuk mundeshim t'i bënim dje. Sot ne vijmë këtu për të miratuar uljen e TVSH në 6% për 54 produktet e shportës, për bukën,  qumështin, mishin, miellin, vajin, vezën, frutat perimet, ushqimin bazë për foshnjat dhe të tjera produkte të ushqimit bazë. Kjo na jep kënaqësinë e veçantë që ta jep vetëm politika. Nuk ka asgjë të padrejtë që ata fitojmë shumë të kontribuojnë më shumë dhe ata që fitojnë më pak, të përfitojnë më shumë. 32 mijë tatim paguesve të shtresës së mesme t'i ngremë pragun e t'u japim mundësinë që të ndjehen më mirë që të vazhdojë të zgjerohet  Paga mbi 700 mijë lekë, shkojmë në një normë taksimi në 30%, që është kombinimi i 15% të  fitimit të kompanisë me 15% e dividentit . Nuk do i lejojmë pronarët e kompanisë që të shfaqen si rrogëtarë apo biznes i vogël. Deri në vitin 2029, tatimi për biznesi ne vogël do të jetë 0, do të jemi i vetmi vend. 


Video