Peqini, një ‘5D’ e re? Sekretari i Bashkisë krijon kompani dhe f...
19 Nëntor, 14:17Fokus

Edi Rama, do të mbledhë Asamblenë e Tiranës të shtunën. Takimi mësohet se do të zhvillohet te lokal “Xibraku”, në orën 11:00 të mëngjesit.
Sipas informacioneve, tema e diskutimit parashikohet të jetë përgatitja për zgjedhjet vendore që do të zhvillohen më 9 maj të vitit të ardhshëm.
Javën e kaluar, në Asamblenë e Përgjithshme të PS, ministri i Brendshëm, Ervin Demo dhe zv.kryeminisministrija Albana Koçiu u zgjodhën si dy drejtues organizativë të PS në Tiranë, ndërsa Ogerta Manastirliu vijoi të mbetet drejtuese politike e qarkut.