Dash Sula: Duhet të jesh i vëmendshëm në çdo moment, se nuk i dihet kur të merr në telefon Rama. Ai s'njeh orar

19 Nëntor 2026, 20:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dash Sula: Duhet të jesh i vëmendshëm në çdo moment,

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka folur rreth punës së tij për AKU-në, por gjithashtu dhe për marrëdhënien që ka me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në fjalën e tij në Report TV, Sula ka thënë se ka një mbështetje shumë të fortë nga Rama, duke e inkurajuar për të zbatuar ligjin në punën e tij.

Gjithashtu, i pyetur nga gazetari se kur ka qenë hera e fundit që kanë komunikuar së bashku më kreun e PS, Sula shprehet se ka folur para një jave, duke treguar gjithashtu se kryeministri i kërkon shumë llogari.

Dashnor Sula: Kam një mbështetje shumë të fortë nga kryeministri për të zbatuar ligjin, për të qenë korrekt dhe mos të tutem nga asnjë ndërhyrje. Ndërhyrje apo presion politik, zero. Komunikimi është normal.

Kryeministri është ai që na kërkon më shumë llogari. Kryeministri nuk njeh orar, duhet të jesh i vëmendshëm në çdo moment. Ka ndodhur që edhe në 5 e gjysmë të mëngjesit ka sjellë shqetësimin e një qytetari.

Gazetari: Kur keni komunikuar për herë të fundit?

Dashnor Sula: Para një jave.


Video