Kanceri i gjirit, është një sëmundje që u merr jetën miliona grave kudo në botë. Në fillimet e tij, kanceri i gjirit nuk shfaq simptoma, por me avancimin e sëmundjes këto fillojnë të shfaqen. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të ndërgjegjësohemi dhe të kryejmë kontrolle periodike, pavarësisht eksizstencës apo jo të simptomave. Ftojmë cdo grua që të kryejë kontrollin e hershëm mjekësor, pasi diagnostikimi në kohë parandalon pasojat fatale.
Për të qënë pranë çdo gruaje në betejën kundër kancerit të gjirit, Intermedica ka krijuar paketën Tetori Rozë që përfshin ekzaminimin e gjirit nëpërmjet Ekografisë me Elastografi dhe analizën e Markuesit tumoral CA 15-3.
Elastografia është një metodë diagnostikuese ekografike që përdor ultratingujt për të vlerësuar fortësinë e indeve në organizëm dhe shërben si një ndihmesë për mjekun radiolog në vendosjen e një diagnoze ekografike sa më të hershme dhe sa më të saktë. Elastografia gjen aplikim në diagnozën diferenciale midis gjëndrave beninje ose malinje në organet sipërfaqësore siç janë gjiri, tiroidet, gjendrat limfatike, testikujt.
CA 15-3 është një markues tumoral i kancerit të gjirit. Markuesit tumoral mund të përdoren si përcaktues të tumoreve malinje (kancer), por duke kryer testime specike mund të bëjmë një diagnozë para se të shfaqen simptomat. Zbulimi i një tumori në një fazë të hershme është shumë i rëndësishëm për trajtimin në kohë.

Paketa do të këtë një çmim ofertë nga 6.500 Lekë, në 2.900 Lekë. Ky promocion do të jetë i vlefshëm përgjatë gjithë muajit tetor. Paketat e blera gjatë muajit tetor do të mund të rezervohen deri më 15 dhjetor 2023.
Ju mirëpresim në Intermedica!
Intermedica 15
Rruga e Kosovarëve (përballë FSHF)
0697044403
Intermedica 23
Rruga Kongresi i Manastirit (pranë Spitalit Neurologjik nr. 5)
0697055255
Intermedica 10, Kamëz
Bulevardi Blu (përballë Pallatit të Kulturës)
0697055355
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Intermedica do të ofrojë një çmim promocional për kontrollin e gjirit.
Ju mund të kryeni Ekografinë e gjirit për vetëm 2.400 lekë gjatë gjithë muajit tetor.
Diagnoza e hershme mbetet baza për kontrollin e kancerit të gjirit. Detektimi në kohë shoqëruar me një diagnozë dhe një trajtim të përshtatshëm, krijon mundësi të mira që kanceri i gjirit të shërohet.
Life needs care!