Rritet me 6.5 përqind shkalla e papunësisë në Eurozonë

4 November 2023, 12:39Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rritet me 6.5 përqind shkalla e papunësisë në Eurozonë

Rritet papunësia në Eurozonë gjatë muajit Shtator. Sipas vlerësimit të bërë nga analistët do të vijojë të ketë më tej rritje të këtij treguesi në muajt e ardhshëm.

Kështu numri i të papunëve në Eurozonë u rrit me 69 mijë nga niveli i ulët rekord i gushtit në 11.02 milionë, sipas shifrave të publikuara të premten nga Eurostat.

Kjo e çoi shkallën e papunësisë në 6.5%, nga 6.7% në shtator 2022, një rritje nga gushti ku norma e papunësisë ishte 6.4%.

Shkalla e papunësisë së të rinjve, e përcaktuar si ata të papunë nën moshën 25 vjeç që kanë kërkuar në mënyrë aktive punësim në muajin shator u rrit 14% nga 13.9% që ishte në gusht.

Normat më të larta të papunësisë u regjistruan në Spanjë (12%), Greqi (10%) dhe Itali (7.4%), ndërsa më të ulëtat ishin në Republikën Çeke (2.7%), Maltë dhe Poloni (të dyja me 2.8%).

Rreth 13 milionë njerëz në BE, përfshirë 11 milionë në Eurozonë, ishin të papunë gjatë Shtatorit.

“Duke parë përpara, ne mendojmë se papunësia në Eurozonë do të rritet më tej gjatë muajve të ardhshëm, pasi PBB-ja po lëkundet dhe të dhënat e sondazhit sugjerojnë se kompanitë kanë filluar të shkurtojnë forcat punëtore, veçanërisht në prodhim,” tha Melanie Debono, ekonomiste për Europën në Pantheon Macroeconomics./ Anadolu Agency


Video