Rexhino Cekrezi zgjidhet Zëvendës President i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri

22 Nëntor 2024, 10:56Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rexhino Cekrezi

Rexhino Cekrezi, është zgjedhur Zëvendës President i ri i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri me mbi 60% te votave.

Me një formim të spikatur akademik, ai ka përfunduar studimet universitare në Utrecht University në Holandë dhe më pas ka ndjekur një master në Imperial College London, një nga universitetet më prestigjioze në botë.

Pasi u kthye në Shqipëri shtatë vite më parë, Rexhino filloi të angazhohej në biznesin familjar të riciklimit të metaleve, duke shënuar arritje të dukshme në zgjerimin e tregjeve ndërkombëtare.

Me aftësinë e tij për të ndërtuar marrëdhënie bilaterale, ai ka kontribuar në rritjen e ndikimit të biznesit shqiptar jashtë vendit.

Së fundmi, Rexhino ka bashkëthemeluar një kompani inovative në partneritet me Ori Hoxhën dhe Admir Malajn, me synimin për të nxitur edukimin teknologjik për gjeneratën e re.

Kompania jo vetëm që promovon aftësitë e kodimit, por gjithashtu ofron bursa mbështetëse për të rinjtë, duke i ndihmuar ata të përgatiten për tregun global të punës.

Me një kombinim të vizionit strategjik dhe përkushtimit ndaj zhvillimit shoqëror, Rexhino Cekrezi sjell një frymë të re inovacioni dhe lidershipi në pozicionin e tij të ri.

Video