Profesionet e lira? Gati plani i masave anti-evazion për të vetëpunësuarit fiktivë

28 Shtator 2024, 10:02Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e nenit të ligjit që taksonte profesionistët e lirë me një normë tatimore prej 15-23 për qind, qeveria po përgatitet  të marrë masa për të eliminuar shmangiet tatimore në këtë kategori. Një nga argumentet e vendosjes së këtij taksimi ishte se shumë subjekte që furnizonin më shërbime, krijonin shkëputje fiktive nga kompanitë e mëdha, duke hapur nipte, në mënyrë që të mos paguanin tatim mbi fitimin.

Duke qenë se Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të profesionistëve të lirë, qeveria parashikon hartimi e masave anti-evazion për të luftuar organizimet artificiale më të përhapura si të vetpunesuarit fiktiv dhe ndarja artificiale e subjekteve.

Në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2024-2027,  thuhet se brenda këtij viti do të nisë evidentimi dhe trajtimi i tatimpaguesve që përfitojnë nga vetëpunësimi fiktiv dhe ndarja artificial e subjekteve. Dhe gjithashtu parashikohet hartimi i një plani sektorial për të evidentuar tatimpaguesit me marzhe të vogla në tatim-fitim.

Me këtë reformë synohet rritja e të ardhurave nga tatimi mbi fitimin me 0.7% e PBB brenda 2027.

Nga hyrja në fuqi e ligjit për tatimin mbi të ardhurat i cili tatonte profesionistët e deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili shfuqizoi këtë nen, rezultojnë se janë 6541 tatimpagues që furnizojnë shërbime profesionale të cilët kanë parapaguar tatimin për periudhën 1 janar 2024 deri me 30 qershor 2024 në vlerën 500 milionë lekë, ndërsa pjesa tjetër e tatimpaguesve rezulton të jetë ngarkuar me detyrime tatimore dhe për shkak të mospagesës të jenë akumuluar edhe kamatëvonesa.

Nisur nga vullneti i qeverisë dhe gatishmëria për të rimbursuar këtë kategori, Partia Demokratike ka ndërmarrë një iniciativë ligjore që synon të ofrojë zgjidhje për rimbursimin e tyre, e cila pas miratimit në Kuvend, do të zgjidhë këtë ngërç.

Video