Produkte ushqimore të pasigurta, AKU vendos 102 masa paralajmërimi dhe gjoba

23 November 2023, 13:58Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Produkte ushqimore të pasigurta, AKU vendos 102 masa paralajmërimi dhe

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë javës 13-19 nëntor ka kryer në shkallë vendi mbi 2099 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare ushqimore, në kuadër të planit të masave për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

Sipas AKU, 1441 inspektime janë kryer në pikat e kalimit kufitar, nga ku janë marrë dhe 199 mostra për analiza laboratorike.

Nga kontrollet e kryera, janë asgjësuar 92183 kg produkte që kanë rezultuar jashtë standardeve për konsum, ndërsa janë bllokuar 32.5 litra produkte të tjera për mungesë dokumentacioni.

Për shkeljet e konstatuara AKU ka vendosur 7 masa administrative gjobë në vlerën 1 100.000  lekë, si dhe ka dhënë 102 masa administrative paralajmërime për mangësitë e evidentuara.

AKU i bën apel subjekteve të respektojnë standardet dhe rregullat e sigurisë ushqimore, teksa njofton se vijon intensifikimi i kontrolleve në shkallë vendi në të gjitha subjektet tregtare ushqimore, magazina apo njësi të shërbimit ushqimor.


Video