Koorporata e Investimeve hap tender ndërkombëtar për Palasën dhe...
16 Korrik, 13:42Fokus

Një ditë pasi u zbulua si vendim i marrë së fundmi nga qeveria, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj bën me dije se deri më tani 33.119 pensionistë kanë tërhequr bonusin e verës.
"Bonusi i verës ka nisur të shpërndahet!
Deri në orën 16:00 të ditës së parë të shpërndarjes, 33119 pensionistë kanë tërhequr bonusin e verës prej 5,000 lekësh.
Bonusi po shpërndahet së bashku me pagesën e pensionit dhe do të përfitohet nga 777,200 pensionistë dhe përfitues të skemave të pensioneve dhe trajtimeve të veçanta financiare.
Ky është bonusi i parë i akorduar në mesin e vitit, si pjesë e angazhimit për të mbështetur pensionistët dhe për të ndarë përfitimet e rritjes ekonomike me qytetarët", shkruan Ibrahimaj.