Në vitin 2019, 1 përqindëshi më e pasur e popullsisë së botës për sa i përket të ardhurave ishte përgjegjëse për emetimet e dioksidit të karbonit sa 5 miliardë njerëz, ose dy të tretat e njerëzimit. Ky është alarmi i ngritur nga një raport i ri i Oxfam.
Raporti denoncon sesi emetimet për të cilat janë përgjegjës 1% më i pasur i planetit do të shkaktojnë 1.3 milionë viktima për shkak të efekteve të ngrohjes globale, pjesa më e madhe e tyre deri në vitin 2030. Viktima që mund të shmangen me një ndryshim rrënjësor dhe të menjëhershëm të rrugës.
Sipas një studimi të mëparshëm të Oxfam, një rritje e taksave mbi pasuritë e mëdha do të bënte të mundur grumbullimin e deri në 1400 miliardë dollarë në vit, burime jetike të cilat mund të kontribuojnë pjesërisht, nëse kanalizohen siç duhet, për të ndihmuar vendet në zhvillim – më të prekurat nga kriza e klimës – për t’u përshtatur dhe për t’u përballur me humbjet dhe dëmet nga ngjarjet ekstreme klimatike.
Sipas vlerësimeve më të fundit, kostot e përshtatjes për vendet në zhvillim do të rriten në 300 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2030. Vetëm Afrikës do t’i duhen 600 miliardë dollarë midis 2020-ës dhe 2030-ës. Oxfam gjithashtu bën thirrje që investimet më ndotëse të tatohen më shumë, për t’i dekurajuar ato.