Dyfishohen net-qëndrimet e turistëve në shtator. Numri i vizitorëve rritet me 70 përqind

20 Nëntor 2023, 13:01Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ecuria pozitive e turizmit ka vijuar dhe gjatë muajit shtator. INSTAT raporton se net-qëndrimet e rezidentëve vendas në strukturat akomoduese janë dyfishuar, ndërsa net-qëndrimi i të huajve është rritur me 81%, teksa janë shtuar ndjeshëm dhe vizitorët.

Hotelet kanë pasur më shumë punë, teksa është rritur dhe norma e shfrytëzimit të dhomave. Jugu ka tërhequr më shumë turistë, por rritja më e lartë e netëqëndrimeve është konstatuar në zonën e Veriut (Dibër; Durrës; Kukës; Lezhë; Shkodër).

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 70.1 %, në krahasim me Shtator 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

• numri i vizitorëve rezident është rritur me 60.3 %;

• numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 76.0 %.

Numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 87.8 %, në krahasim me Shtator 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

• numri i net-qëndrimeve nga rezident është rritur me 2 herë;

• numri i net-qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 81.3 %

Dyfishohen net-qëndrimet e turistëve në shtator. Numri i

Rriten me 70 përqind vizitorët

Gjatë muajit Shtator 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 70.1 %, krahasuar me Shtator 2022. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 2.2 herë.

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 93.3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 67.6 %.

Në muajin Shtator 2023, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:

• sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (36.7 %);

• sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (63.0 %);

• sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91.5 %).

Rriten netëqëndrimet në Veri

Gjatë muajit Shtator 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 87.8 %, në krahasim me muajin Shtator 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 3 herë.

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 80.7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 76.1 %.

Në muajin Shtator 2023, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:

• sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (37.5 %);

• sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (75.8 %);

• sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92.4 %).

Rritet ndjeshëm norma e shfrytëzimit të dhomave

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 32,4 %, kundrejt 23,0 % që ishte në muajin Shtator 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 37,0 %, kundrejt 22,9 % që ishte në muajin Shtator 2022.

Video