
Objektivi i vendosur nga bankat qendrore europiane për të ulur nivelin e inflacionit nën 3 për qind brenda vitit të ardhshëm, nuk është i arritshëm.
Kështu thotë një raport i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Organizata thotë se bankat qendrore do të duhet që të mbajnë norma të larta interesi të paktën edhe për dy vitet e ardhshme, për të ulur inflacionin në objektivin e vendosur.
Objektiv për të ulur inflacionin nën 3 për qind të paktën deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm ka vendosur edhe Banka e Shqipërisë, që pak javë më parë rriti normën e interesit në 3.25 për qind.
Inflacioni në Shqipëri udhëhiqet nga ushqimet, ndërsa në vendet europiane nga energjia dhe ndërtimi.
Politikat shtrënguese të Bankës së Shqipërisë ndikojnë drejtpërdrejt në shtrenjtimin e kredive për qytetarët dhe bizneset. Megjithatë, përhapja e gjerë e euros në ekonominë shqiptare kufizon efektet e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë vetëm te monedha kombëtare.
***
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.