Bizneset e reja të hapura në vitin 2022. Ku janë selitë kryesore dhe sa është vlera e kapitalit?

29 Nëntor 2023, 09:54Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Edhe pse në një situatë të re ekonomike pas krizave globale, si pandemia apo lufta në Ukrainë, në vendin tonë kanë vijuar të ngrihen biznese të reja. Por ku janë përqendruar më shumë bizneset e reja? Sa është vlera e kapitalit të tyrë? Të dhënat e përpunuara nga Open Data flasin për 3 645 shoqëri biznesi të krijuara në vitin 2022.

Prej tyre rreth 62.66 % janë me seli në Tiranë konkretisht 2 284 shoqëri biznesi me kapital 5.7 miliardë lekë ose sa 74.3 % e totalit të kapitalit të shoqërive të themeluara në këtë vit.

Bizneset e reja të hapura në vitin 2022. Ku janë selitë

Pas Tiranës bashkia me më shumë shoqëri është Durrësi me 375 pra rreth 10% e totalit dhe Vlora me 156 të tilla. Fieri nuk është më në tre Bashkitë e para në renditje, pasi në këtë vit janë themeluar vetëm 85 shoqëri në territorin e tij dhe pasohet nga Elbasani me 78 të tilla.

5.7 miliardë lekë kapital themeltar u përket bizneseve apo shoqërive të regjistruara në Tiranë. Kapitali mesatar i një shoqërie të sapo themeluar në kryeqytet apo territorin e saj është 2.5 milionë lekë. Shoqëria me më shumë kapital e themeluar në këtë vit është po në Tiranë dhe është operuese në sektorin e Prodhim dhe Operim i software për lojëra fati, konkretisht shoqëria Balkan Interactive Group sha.

Në Durrës mesatarja e kapitalit themeltar për shoqëri të regjistruara në vitin 2022 është 1.59 milionë lekë. Dhe shoqëria me kapitalin më të lartë të themeluar në këtë vit është një shoqëri me kapital italian dhe nën zotërim të një shoqërie italiane. Emri i shoqërisë është RFC Industries.

***

©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video