Sa vende të lira pune ka në Shqipëri? Kush janë profesionet më të kërkuara

27 November 2023, 14:53Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sa vende të lira pune ka në Shqipëri? Kush janë profesionet

Një ndër problematikat kryesore që po hasin aktualisht bizneset shqiptare në vend është mungesa e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit të të rinjve drejt tregjeve evropiane të punës si dhe pretendimet për paga më të larta duke qene se prej afro një viti kostot e jetesës janë shtrenjtuar ndjeshëm. Por sa vende të lira pune ka aktualisht në Shqipëri? Duke iu referuar të dhënave të Agjencisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi si i vetmi kanal zyrtar për bizneset ku publikohen pozicionet vakante, rezulton se janë 6588 oferta punësimi të shtrira në të gjithë vendin, si në sektorin privat ashtu edhe në sektorin publik.

Ajo që vihet re është se gama e kërkesës është e gjithanshme sa i takon formimit që duhet të kenë kandidatët, që nga ai elementar deri tek diplomë e shkollës së lartë, master apo doktoraturë.

Kërkohen mësues për degë të ndryshme në ciklin 9 vjeçar dhe gjimnaz, farmacistë, laborantë dentarë, inxhinierë ndërtimi, menaxherë, arkëtar, ekonomistë, specialistë marketingu, etj..

Ndër profesionet elementare  apo zanatet kërkohen lavazhierë, marangozë, sanitarë, makinistë, kamarierë, rrobaqepës, punëtorë krahu, banakierë, kuzhinierë, punëtorë ambalazhimi, punonjës duro-alumini, mekanikë, shoferë, shitës, fermerë, mobilierë, etj..


Video